2.9 C
Prizren
E diel, 19 Janar, 2025

Nait Hasani: Gjykata Speciale është etnike dhe kundër UÇK-së

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri Nait Hasani ka shkruar një status të gjatë në rrjetin social Facebook me anë të cilit i drejtohet deputetit të VV-së Rexhep Selimi i cili së fundi ka marrë një ftesë nga Gjykata Speciale.

Përveç rikujtimit të veprimtarisë së tij në kohën sa ka qenë në UÇK, ish deputeti Hasani ka shprehur bindjen e tij se në Gjykatë do të dëshmojë luftën e tij të drejtë për çlirim.

Postimi i Nait Hasanit në Facebook:

Gjykata speciale është gjykatë etnike dhe kundër UÇK-së, me akuza të Serbisë

I dashur, Rexhë. Si studentë, nëpër bodrume të kryeqytetit të Kosovës, mbanim mësime, mësonim mbi edukimin tonë si komb, si luftohet për atdhe e liri. Ishim të ri dhe besonim në demokracinë dhe vlerat e perëndimit, kurse dhe ne donim një vizion të tillë politik të demokracisë perëndimore në vendin tonë, të ndërtonim në shtetin tonë të shpallur në vitet 90, me shpërbërjen e ish Jugosllavisë. Po shteti jonë i shpallur në këto rrethana ishte shtet fiktiv, pa përmbajtje, me një vetëpërmbajtje vetmohuse, me shpresë në mbështetjen nga faktori ndërkombëtar në realizimin e ëndrrave shekullore të çlirimit të Kosovës nga Serbia, para se të ndodhte një Bosnjë në Kosovë. Por këto shpresa na i shuajti Konferenca e Dejtonit, shpresa na la nën Serbi faktori Ndërkombëtar, sepse ne Shqiptarët nuk kishim një forcë ushtarake që ti del zot Kosovës.

Por këto shpresa në popullin tonë i ngjalli, i forcoi, i bëri ideal të gjithë gjeneratave së bashku dalja në skenë e USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS më 1997 në Llaushë të Kosovës, e ti me UÇK-në u bëre zëri i shpresëdhënës i popullit për liri e çlirim kombëtar. Ushtri e formuar nga djemtë e këtij populli të vuajtur, të shtypur, të nëpërkëmbur, të terrorizuar dhe të shpërngulur me dhunë e terror për një shekull anë e kënd botës për të shpëtuar nga masakra e tortura e shtetit Serb, shtet I ndërtuar mbi krimet mbi popullin e pa fajshëm Shqiptarë, që dëshmon historia për deportime masive të popullsisë, në të gjitha epokat e historisë nga marrëveshja e Shën Stefanit më 1877 e deri më 1999.

Rexha im i dashur, duhet të jesh me fat, që me luftën tonë të drejtë, me gjakun e shokëve tanë, të Mujës, të Luanit, të Zahirit, të Adrianit, të Hamzës dhe Ademit legjendarë dhe të mbi 2500 dëshmorëve që dhanë jetën, derdhën gjakun lum si Hektori në luftën e Trojës, të gjithë këta dëshmorë u flijuan për lirinë dhe çlirimin e Kosovës, e ti ishe në ballë të tyre çlirimtar.

Ftesa për gjykatë speciale dhe dëshmitë e tua sa e sa herë nëpër gjykata duke mbrojtë luftën e UÇK-së dhe bashkëluftëtarët tonë në këto gjykata është dëshmi e mjaftueshme në dashurinë deri në flijim për të mbrojtur luftën e shenjt të UÇK-së dhe atdheun.

Shoku im Rexhë, u rritëm bashkë në këto sfida, sa me të sfiduar që jemi në këto sfida politike në mbrojtjen e vlerave univerzale të popullit tonë, të krijuara nga UÇK-ja, aq më të fortë jemi në të drejtën tonë historike në luftën tonë të drejtë për liri. Lirinë tonë e ka sjellur gjaku i dëshmorëve, dhe sot çdo gjykatë vendore apo ndërkombëtare do ta sfidojnë dëshmorët me gjakun e tyre të dhënë për Liri. Ke ditur në ilegalitet, ke ditur në luftë, besoj në ty, do të din të mbron luftën e UÇK-së dhe të fiton betejën me drejtësinë e padrejtë ndërkombëtare.

Çlirimtarët nuk ka gjykatë që i dënon, ata i ka shenjtëru Zoti e populli për çlirimin e atdheut tonë. Rexha im, në sfida je rritë dhe në sfida qëndro ballëlartë, promethe I kohës sonë. I dashur çlirimtar, miku im Gjeneral.

Më Shumë

55 aksidente për një ditë në Kosovë

Për një ditë në Kosovë, janë regjistruar 55 aksidente trafiku. Sipas të dhënave të Policisë, 13 aksidente u regjistruan me të lënduar, e 42 të...

Komuna e Prizrenit nis procedurat e prokurimit për finalizimin e ndërtesës së Bibliotekës, vlera e parashikuar 1.5 milion euro

Komuna e Prizrenit ka iniciuar procedurat e prokurimit për punimet e nevojshme për finalizimin e ndërtesës së Bibliotekës. Ky projekt i nisur para afër...

Lajmet e Fundit