11.8 C
Prizren
E enjte, 30 Mars, 2023

Edhe sot vazhdon protesta para MKRS-së

Punonjësit e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) kanë vazhduar edhe sot protestën, për të kundërshtuar vendimin për vendosjen e Presidencës në objektin e kësaj ministrie.

Ata kanë thënë se kundërshtimet e tyre nuk kanë të bëjnë me bartjen e Presidencës në këtë objekt, por bartja e tyre në objekte me qira.

Bislim Bislimi organizator ka thënë për EkonomiaOnline, ndonëse janë bërë një javë, ende nuk kanë marrë asnjë sinjal.

“Po vazhdojmë kundërshtimet tona për zhvendosjen e Presidencën në objektin e MKRS-së dhe zhvendosja e stafit në objekte me mungesë të kushteve elementare, por më e rëndësishmja me qira astronomike të shtrenjtë. Sot kemi bërë një javë që ne jemi në protestë dhe ende nuk kemi asnjë sinjal të institucioneve përgjegjëse që të reflektojnë me kërkesat tona”, ka thënë ai.

Pos kësaj, punonjësit e MKRS-së po përballen edhe me një problem tjetër. Atyre, u është ndalë ngrohja në zyre dhe pastrimet u janë reduktuar.

E gjithë kjo sipas Bislimit është mënyra e vetme që të shtrohet presion dhe të sprapsen në kundërshtimet e tyre.

“Ka disa ditë që ngrohja është ndalë dhe i vetmi reagim që është bërë është ky i sotmi dhe shërbimet e pastrimit janë reduktua skajshmërisht. Qëllimi siç duket është të vështirësohet ambienti për punë në mënyrë që shtrohet një lloj presioni që gradualisht të sprapset kundërshtimi i stafit tonë”, ka thënë ai.

Organizatoret kanë thënë se protesta do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme.

Më Shumë

PSD improvizon me tym të zi para objektit të Qeverisë së Kosovës

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka mbajtur fjalim para Qeverisë së Kosovës ku edhe në mënyrë simbolike janë vendosur flamuj të bardhë. Ndërkohë aktivistët e...

Rusia po përgatitet për një fushatë të madhe rekrutimi me ‘400,000 trupa’ – Zelensky refuzon thirrjet për negociata me Putinin

Mediat ruse po raportojnë se autoritetet po përgatiten të fillojnë një fushatë të madhe rekrutimi ushtarak me qëllim të regjistrimit të “400,000 trupave shtesë”. Dhe...

Lajmet e Fundit