12.5 C
Prizren
E premte, 24 Tetor, 2025

Nait Hasani: Kurti më premtoi se do t’i vizitojë krerët e UÇK-së, nuk e realizoi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka bërë të ditur se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka premtuar se do t’i vizitojë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Hasani, u shpreh se është mashtruar nga Kurti dhe pikërisht për këtë nuk do të ketë votë për të formimin e Qeverisë në seancën që do të mbahet të dielën.

Hasani, mes tjerash, u shpreh se sipas tij Kurti i është ankuar për kalimin e shumë dyerve gjatë vizitave në qendrën e paraburgimit në Hagë dhe nënshkrimin e shumë dokumenteve.

“Mua ma kanë kontaktuar të Vetëvendosjes më herët, më kanë kërkuar votën edhe për kryetar të Kuvendit edhe për Qeverinë dhe kam thënë jo – Albini vetë i ka dërguar njerëzit dhe kam thënë jo dhe kur më kanë pyetur se cila është arsyeja kam thënë se Albini më ka mashtruar dhe kaq. Nuk kisha asgjë personale i kam thënë para dy vitesh ka qenë kjo – ‘je kryeministër dhe të takon të shkosh në Hagë t’i vizitosh Hashim Thacin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin’ pasi ata kanë nevojë si kryeministër t’i japë mbështetjen në mbrojtje të vlerave të luftës dhe UÇK-së – ai (Kurti) tha po. Më tha që ka shumë dyer për të kalu e shumë letra me i nënshkru – unë i thash se dyert t’i qelin të tjerët dhe letrat i nënshkruan të tjetër nuk i nënshkruan vetë – tjetër asgjë s’kam. Po të kishte shkuar atje, Albini do të ishte shqiptari më i madh këtu”, u shpreh Hasani në Dukagjini.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Lajmet e Fundit