10.2 C
Prizren
E diel, 2 Shkurt, 2025

Napoli – Juventus, këtë nuk e ka pritur askush

Dueli i “Scudetto” midis Napolit dhe Juventusit vazhdon me një ritëm marramendës.

Napoletanët, me fitoren në shtëpi ndaj SPAL, janë ngjitur në kuotën e 66 pikëve, një më shumë se bardhezinjtë, të cilët regjistruan 65 pikë me fitoren në derbin e Torinos.

“Blues” udhëtojnë me një mesatare prej 2.64 pikësh për ndeshje, çka, nëse vazhdon kështu në projeksion, në fund të sezonit do t’i çojë të besuarit e Sarrit në tejkalimin e “murit” të 100 pikëve.

Ritmi do të ishte shumë i ngjashëm me atë të Juventusit të Contes, në sezonin 2013-2014, të cilin “Zonja e Vjetër” e mbylli duke fituar titullin me 102 pikë, shkruan Telesport.

Mesatarja e Juventusit është paksa më e ulët dhe do t’i projektonte bardhezinjtë në kuotën e 98.8 pikëve në fund të kampionatit.

Rreziku i shikimit të një ekipi që tejkalon 90 pikë dhe nuk e fiton titullin, një fakt që kurrë nuk ka ndodhur deri më tani në historinë e kampionatit italian, është shumë i lartë kësaj here.

Mund të ndodhë që të dyja skuadrat ta përfundojnë kampionatin me më shumë se 100 pikë, me përplasjen e drejtpërdrejtë, që do të ishte vendimtare.

Napoli, duke i fituar të gjitha ndeshjet e mbetura në kampionat, do ta mbyllte në kuotën e 105 pikëve dhe do të fitonte titullin pas 28 vjetësh, ndërsa Juventusi, duke humbur vetëm sfidën e brendshme me napoletanët, por duke fituar të gjitha garat e tjera, do të përfundojë në vendin e dytë me 101 pikë.

Megjithatë, nëse Napoli humbet në Torino, pavarësisht se i fiton të gjitha ndeshjet e tjera, Juventusi i Allegrit do ta mbyllë në vendin e 1, me 104 pikë, ndërsa blutë e Sarrit do të jenë të dytët, me 102 pikë.

Sidoqoftë, të dyja ekipet do ta kalonin “murin” me 100 pikë.

Më Shumë

16 lagje të Prizrenit nesër nuk do të kenë ujë

Kompania Regjionale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar se për shkak të vendosjes së ujëmatësit për matjen e prodhimit të ujit në...

Sonte El Clasico e basketbollit kosovar, vendoset finalisti i parë i Kupës

Sonte vendoset finalisti i parë i Kupës së Kosovës. Trepça dhe Prishtina takohen në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, në ndeshjen e kthimit  për të kërkuar...

Lajmet e Fundit