Ndahen Matthew Perry dhe Molly Hurwitz

Ka mbaruar gjithçka për Matthew Perry dhe të fejuarën e tij, Molly Hurwitz.

Ylli i “Friends”, 51 vjeç, konfirmoi lajmin për revistën People.

“Ndonjëherë gjërat thjesht nuk funksionojnë dhe kjo është njëra prej tyre”, tha ai në një deklaratë. “I uroj Mollyt më të mirën”.

Sipas raportimeve, aktori dhe Hurwithz, 29 vjeçe, filluan lidhjen në 2018 dhe u fejuan në nëntor të vitit 2020.

Perry më parë ishte në një romancë dashurie me aktoren Lizzy Caplan nga 2006 në 2012.

Lajmi i ndarjes vjen vetëm disa ditë pas publikimit të “Friends”, ribashkimit special të tyre. Mattheë u bashkua me ish-yjet e kastit si: Jennifer Aniston , Courteney Cox , Lisa Kudrow, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer.

“Friends: The Reunion” është titulli i episodit të veçantë që sipas The Hollywood Reporter, është realizuar me regji të Ben Winston.

Krahas aktorëve, aty u paraqitën edhe shumë mysafirë të tjerë përfshirë: David Beckham, Justin Bieber, BTS, James Corden, Cindy Crawford, Cara Delevingne, Lady Gaga, Elliott Gould, Kit Harington, Larry Hankin, Mindy Kaling, Thomas Lennon, Christina Pickles, Tom Selleck, James Michael Tyler, Maggie Wheeler, Reese Witherspoon dhe Malala Yousafzai. /Telegrafi/

Më Shumë

Sami Frashëri, intelektuali që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare. Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe...

Aktorët trumbetues elektoralë

Nga Azem Lajqi 1. Shfaqja pompoze e një grupi mërgimtarësh në ANP, para zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke trumbetuar emrin e një miti modern, ishte ngacmim...

Lajmet e Fundit