4.5 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Ndahet nga jeta Banionis, ikona e filmit sovjetik

Donatas BanionisNdahet nga jeta në moshën 90 vjeçare aktori i epokës sovjetike Donatas Banionis. Mësohet se shkak për vdekjen e tij ka qenë një goditje në zemër, të cilën e pësoi dy ditë më parë.

Lajmi për vdekjen e aktorit e konfirmoi djali Banionis-së, Raimundas, i cili tha se i ati u nda nga jeta më 4 shtator. Banionis u lind më 28 prill 1924, në qytetin qendror të Lituanisë të Kaunas. Ai ka luajtur rolin e tij të parë në kinema në vitin 1959 në filmin “Adami do të jetë njeri.” Më vonë, ai luajti në filma të ndryshëm, duke përfshirë “Askush nuk donte të vdiste”, “Fluturimi i zotit McKinley”, “Sezoni i vdekur” dhe “Solaris”, duke u bërë ikonë në historinë e kinemasë sovjetike.

Banionis ka luajtur në më shumë se 70 filma. Ai gjithashtu luajti në filma jashtë BRSS-së. Një nga ta ishte një film i vitit 1976 i Gjermanisë Lindore, rreth Ludëvig van Beethoven; në këtë film, Banionis luajti rolin kryesor.

Më Shumë

Bashkimi kërkon fitore sonte në Rahovec 

Xhiroja e 23-të në elitën e basketbollit kosovar do të përmbyllet sonte me përballjen mes Rahovecit 029 dhe Bashkimit, që zhvillohet nga ora 19:30,...

62 aksidente trafiku në vend

Bilanci i ditës së shtunë ka përfunduar me 62 aksidente trafiku në vend. Sipas statistikave të Policisë, 28 aksidente kanë ndodhur me persona të lënduar,...

Lajmet e Fundit