14.9 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Ndalesa

CHARLES BUKOWSKI

Bëni dashuri nën diell, nën diellin e mëngjesit
në një dhomë hoteli
që jep në rrugicën
ku të varfrit janë në kërkim të shisheve;
bëni dashuri pranë një qilimi
më të kuq se gjaku ynë;
bëni dashuri derisa djelmoshat shesin lajme
dhe Cadillac;
bëni dashuri pranë një fotografie të Parisit
dhe një pakete të hapur të Chesterfieldit;
bëni dashuri ndërsa burra të tjerë –
të varfër
të dobët
punojnë.

Nga ai moment e deri këtu…
ndoshta kanë kaluar vite si i llogarisin ata,
por kjo është vetëm një frazë në mendjen time –
ka kaq shumë ditë
kur jeta ndalon, afrohet dhe ulet
dhe pret si një tren në binarë.

Kaloj pranë hotelit në orën 8 dhe 5; janë ca mace në rrugicë
ca shishe dhe vagabondët,
ngre vështrimin në dritare dhe mendoj,
nuk e di ku je më,
rifilloj të ec dhe pyes veten:
ku
shkon jeta
pasi të ndalet?!

(Zgjodhi dhe përktheu Leonora Buçinca. Marrë nga vepra “On Love”)

Më Shumë

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Rahovec, marrin para dhe stoli ari

Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Patoqan të Ulët të Rahovecit. Sipas policisë në cak të hajnave kanë qenë stolitë...

Prizren, përkujtohet 27-vjetori i Betejës heroike të Jeshkovës

Në përkujtim të 27-vjetorit të Betejës së Jeshkovës, zyrtarë të ekzekutivit dhe përfaqësues komunalë, së bashku me përfaqësues të organizatave të dala nga lufta...

Lajmet e Fundit