11 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Nderim Kadriaj shpallë kandidaturën për kryetar të FR të LDK-së në Prizren

Nderim Kadriaj-ldkKryetari i FR të LDK-së i Nëndegës “Bajram Curri” në Prizren, Nderim Kadriaj, ka vendosur të shpallë kandidaturën për kryetar të Degës së FR LDK-së në.

Dega e LDK-së në Prizren nesër nis zyrtarisht garën për kryetar të Forumit Rinor (FRLDK). Gara do të jetë e hapur deri më 31 mars të këtij viti.

“Duke u konsultuar me miqtë e mi dhe rinin prizrenase shoh të udhës që të jem kandidat për kryetar të FRLDK-së”, tregon Kadriaj për “Prizren Press”.

“Besoj që bashkë me degën e LDK-së do të bëjmë punë të mëdha drejt forcimit të LDK-së”.

“Garantoj me përgjegjësi të plotë që do të jem person që në mënyrë unifikuese do të vazhdojmë traditën në frymën Rugoviane drejt fitoreve dhe sfidave që do t’i kemi para vetës”.

“Ftoj rininë prizrenase që në mënyrë masovike të anëtarësohen në partinë lidere, dhe që së bashku të jemi pjesë e zhvillimit të qytetit tonë bashkë me kryetarin dr.Haxhi Avdylin”, thotë Kadriaj. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vëllaznimi – Liria, sot derbi për Superligë

Pas një kohe të gjatë, sot të gjitha rrugët e qytetit çojnë drejt stadiumit “Shani Nushi” në qytetin e Gjakovës, ku Vëllaznimi rikthehet të...

Arrestohet i dyshuari në Rahovec, gjuajti me armë zjarri

Në fshatin Guri i Kuq, në komunën e Rahovecit, më 25 prill 2026 rreth orës 13:45, është raportuar një incident me përdorim të armës...

Lajmet e Fundit