11.9 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Nderohen dëshmorët e Komunës së Prizrenit

Me rastin e manifestimit tradicional të 20 vjetorit të “ Epopesë së UÇK-së”, të martën janë nderuar dëshmorët e komunës së Prizrenit, me ç’rast janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora lulesh. Familjarë të dëshmorëve, veteranë dhe invalid të luftës, pjesëtarë të FSK-së dhe policisë, qytetarë, nxënës dhe zyrtarë të institucioneve të ndryshme dhe partive politike, ishin të pranishëm të martën në Landovicë, për të bërë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së dëshmorëve me rastin e shënimit të 20-vjetorit të manifestimit tradicional “ Epopeja e UÇK-së”.

Kryetari i Prizrenit,Mytaher Haskuka, tha se dëshmorët e rënë në Prekazin heroik të familjes së Komandantit Legjendar, Adem Jashari, me aktin e tyre të flijimit i dëshmuan Botës mbarë se mbrojtur atdheu, ndërsa ne duhet të angazhohemi që të zhvillojmë shtetin tonë, për të cilin është derdhur aq shumë gjak, ka thënë ai.

Ministri i Kulturës nga radhët e PDK-së, Kujtim Gashi, tha se në këtë vit jubilar të lavdisë së Jasharajave dhe UÇK-së, duhet t’i përkujtojmë me pietet ato ngjarje dhe t’i nderojmë dëshmorët, për t’u frymëzuar që të krijojmë një të ardhme të ndritshme për të gjithë qytetarët e shtetit të Kosovës.

Sekretari i degës së OVL të UÇK-së në Prizren, Isa Berisha, komandanti i Njësisë së Deminimit të FSK-së, Sejdi Krasniqi dhe drejtori i Policisë, Nexhmi Krasniqi, thanë se, asnjëherë nuk duhet harruar bijtë më të shtrenjtë të Kosovës, të cilët nuk kursyen asgjë nga vetja për çlirimin e vendit,kurse ne të gjallët vijuan ata , duhet të përkushtohemi me mendje e shpirt për të jetësuar amanetin e atyre që na mundësuan që ne sot të shijojmë Lirinë.

Pas Landovicës, janë bërë homazhe edhe para shtatores së Remzi Ademajt dhe Monumentit të Lirisë , ku janë të gdhendur emrat e të gjithë dëshmorëve të rënë për Lirinë e Kosovës nga komuna e Prizrenit./tvprizreni.com/

Më Shumë

Kapet me kokainë, prangoset burri në Malishevë

Një person është arrestuar në Malishevë pasi që i njëjti është kapuar me marihuanë dhe kokainë. Sipas policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është...

Një 17-vjeçar plagoset me armë zjarri në Gjonaj të Hasit, i dyshuari 16-vjeçar dorëzohet në polici

Një 17-vjeçar është lënduar nga arma e zjarrit në fshatin Gjonaj të Hasit të Prizrenit. Ngjarja raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e 02.05.2026. Policia bën të...

Lajmet e Fundit