11.4 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Ndërrohet komanda e KFOR-it në Prizren

kfori-nderrohet-prizrenGjatë ditës së sotme, më kampin “Sulltan Murat” në Prizren, është bërë edhe ndërrimi i komandës së Detashmentit Rajonal të Përbashkët Jug (DRP-J).

Njësia shumëkombëshe DRP-J e cila është udhëhequr deri më sot nga komandanti turk Koloneli Zorlu Topaloglu, do të udhëhiqet tash e pas nga Koloneli Omer Fauk Demircioglu. Ndërrim ky që është kryesuar nga komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo.

Kjo njësi përbëhet nga personeli ushtarak nga Austria, Polonia, Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara.

DRP-J operon në pjesën jugore të Kosovës, me asete jo-kinetike të quajtura Ekipe Ndërlidhëse dhe Monitoruese. Detyra kryesore e tyre është të kontribuojnë në “ndërgjegjësimin e KFOR-it sa i përket situatës në terren” përmes një aktiviteti ndërlidhës me institucionet lokale, organizatat ndërkombëtare dhe popullatën vendore.

Aktiviteti intensiv i angazhimit të liderëve kyç me autoritetet politike dhe fetare si dhe përfaqësues të disa grupeve etnike e përmbush misionin e KFOR-it për një ambient të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes.

Gjatë ceremonisë Komandanti i KFOR-it nderoi Kolonel Topaloglu me Medaljen e Misionit të Paqes së KFOR NATO-s dhe vlerësoi profesionalizmin e tij të lartë. Ai i uroi mirëseardhje komandantit të ri të DRP-J kolonelin Demircioglu dhe i uroi atij gjithë të mirat.

“Dua të shpreh vlerësimin tim për shërbimin tuaj dhe profesionalizmin”, tha Komandanti i KFOR it, duke iu referuar Kolonel Topaloglu për mënyrën e shkëlqyer me të cilën DRP-J ka mbështetur KFOR-in, “ju dhe ushtarët tuaj keni ndërtuar një marrëdhënie shumë të ngushtë pune me udhëheqjen e komunitetit dhe keni ngritur një nivel të lartë të besimit me popullatën për të parandaluar përshkallëzimin e incidenteve”, përfundoi Gjenerali Figliuolo.

Më Shumë

Adelina Ismaili: Shkurte Fejza meriton të ketë një përmendore

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili ka folur për ndikimin e Shkurte Fejzës në muzikën shqiptare gjatë intervistës në SOL në Klan Kosova. Ajo theksoi se...

Totaj: Komunat ende nuk e kanë në dispozicion buxhetin e vitit 2026

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë thirrje për sqarim lidhur me vonesën e ekzekutimit të buxheteve komunale për vitin 2026, duke theksuar se...

Lajmet e Fundit