11.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Ndërron jetë poeti Abdullah Konushevci

Abdullah KonushevciSot, pas një sëmundjeje të rëndë, në moshën 55 – vjeçare, vdiq poeti dhe studiuesi ynë i shquar Abdullah Konushevci.

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës mban mbledhje komemorative sot, më 1 dhjetor 2013, në ora 12, në Institutin Albanologjik të Prishtinës.

Varrimi bëhet po ashtu sot në varrezat e Prishtinës.

Abdullah Konushevci lindi më 1 maj 1958 në Prishtinë. Mbaroi fakultetin filozofik në Prishtinë e Zagreb. Punoi në gazetën e studentëve “Bota e re” dhe në gazetën “Rilindja”. Pas mbylljes së “Rilindjes”, mbeti pa punë.

Ka botuar me qindra artikuj dhe recensione për letërsinë e shkruar dhe gojore, për çështje të gjuhësisë dhe onomastikës, si dhe ka përgatitur për shtyp një numër të madh veprash e revistash letrare. Shumë poezi të tij janë pëkthyer anglisht, spanjisht, gjermanisht, rumanisht, sllovenisht, kroatisht, sllovakisht dhe turqisht. Ai ishte laureat i shumë çmimeve kombëtare për letërsinë si dhe autor i disa teksteve shkollore për letërsinë.

Ka përkthyer nga gjuha angleze disa prej autorëve të letërsisë botërore, si: Hemingway, Tagore, Ludo Hupperts etj.

Krijimtaria letrare Abdullah Konushevcit, veçan poezia, me rizbulimin dhe pleksjen e bukurisë së lashtë me të sotmen, me gjetjen e kodit të mëvetësishëm të formulimit poetik të historisë, të etnopsikologjisë e të dashurisë, me urtinë e kthjelltësinë e vargut dhe me lojën e tij deri në kulmet magjike, me përmasën e re të gjeografisë poetike të etnisë, me shpirtëzimin dhe rikuptimësimin e mitit pellazgjiko – shqiptar, gjeti, në të vërtetë, Fyellin Magjik që e bëri vargun e tij emblematike jo vetëm për brezin e poetëve të viteve tetëdhjetë dhe, mbase, jo vetëm për poezinë shqipe.

Konushevi botoi këto vepra:
–  “Pasqyrë dhe diell” (poezi,1979),
–  “Rënia e mollës” (poezi, 1981) ;
–  “Qerrja e diellit”, ( poezi, 1983);
–  “Loja e strucit” (poezi, 1987);
–  “Të qenët të mosqenë” ( poezi, 1990);
–  “Pikat AD” (poezi, 2002);
–  “Dashni dhe vdekje” (poezi ,2011);
–  “Lutje dashurie” poezi,
–  “Gjuha shqipe XI”, (tekst shkollor, 2004, 2009),
–  “Demaçi, vepra letrare”, (monografi, 2008);
–  “Për poezinë” (artikuj dhe vështrime, 2008);
–  “Romani ‘Gjarpinjtë e gjakut’ (artikuj të zgjedhur letrarë, 2011),
–  “At Gjergj Fishta” (2011) ;
–  “Gjinollët e Prishtinës” (monografi, 2013);
–  “Toponomia e Gallapit” (2013) dhe
–  “Jetë e dytë” (poezi dhe dramë, 2013)

Më Shumë

Policia në Prizren mbajti ligjëratë në shkolla mbi temën “Dhuna në Familje”

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë në Bashkësi dhe Parandalim-DPP/Prishtinë, zbatuan Strategjinë e Inteligjencës dhe Policisë në Bashkësi. Në...

Dhurata Dora ‘zjarr’ në klipin e ri

Dhurata Dora ka kaluar tashmë të gjithë kufijtë dhe pritshmëritë me projektin e ri muzikor, raporton GazetaBlic. “Sheqer”, titullohet kënga e saj më e re. Teksti...

Lajmet e Fundit