6.7 C
Prizren
E martë, 10 Shkurt, 2026

Ndërtimi i godinës së re të gjykatës, peng i lokacionit

Drejtuesit e Gjykatës Themelore të Prizrenit sërish janë ankuar se ndërtesa e këtij institucioni nuk i përmbush kushtet për veprimtari të duhur. Sipas tyre ndonëse kërkesa për ndërtimin e një ndërtese të re ka hasur në mirëkuptimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, megjithatë problematike ka mbetur çështja e gjetjes së lokacionit.

Për këtë arsye kanë pohuar se do t’i intensifikojnë kontaktet me lidershipin komunal me qëllim të gjetjes së një ngastre të përshtatshme. Ndërsa udhëheqësit e Ministrisë së Drejtësisë janë zotuar që në një të ardhme të afërt të sigurojnë buxhetin e nevojshëm për ndërtesën e re të Gjykatës në Prizren, shkruan sot Koha Ditore.

Kryetari i Gjykatës Themelore në Prizren, Ymer Hoxha, ka pohuar se hapësira e pamjaftueshme në ndërtesën ekzistuese të kësaj gjykate paraqet një sfidë të konsiderueshme, marrë parasysh faktin se stafi mbështetës punon në kushte të vështira…

Më Shumë

Një person gjendet i pajetë në Rahovec, trupi dërgohet në IML

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 4 shkurt 2026, rreth orës 08:35, në Rahovec është raportuar një rast i hetimit të vdekjes. Sipas njoftimit...

Bashkimi sot udhëton në Pejë

Skuadra e Bashkimit sot është mysafire në Pejë, ku do të përballet me Peja 03 në kuadër të xhiros së 16-të të Superligës së...

Lajmet e Fundit