8 C
Prizren
E diel, 1 Mars, 2026

Ndeshjet e mbetura të Premierligës, falas në Youtube

Kampionati anglez i futbollit me shumë gjasa do të rifillojë në muajin qershor.

Masat do të jenë shumë të forta, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Tifozët nuk do të kenë mundësi të ndjekin skuadrat e tyre në stadium, pasi ato do të jenë të boshatisura.

Mirëpo, klubet e futbollit kanë ardhur me një ide fantastike për t’u mos shkëputur nga tifozët.

Ata kanë propozuar që ndeshjet, ose të paktën disa prej tyre, të shfaqen vazhdimisht falas në YouTube.

Kryesitë e klubeve kane zhvilluar diskutime të vazhdueshme gjatë ditëve të fundit për të qenë dakord se si do të jetë vijimi i këtij sezoni të çuditshëm dhe një nga temat më të diskutuara është pikërisht ajo e shfaqjes së ndeshjeve falas për tifozët e tyre në një periudhë të ngjeshur pasi plani parashikon që gjithçka të mbyllet brenda shtatë javëve.

“The Sun” bëri të ditur se Sky Sports dhe BT Sport që kanë blerë të drejtat televizive do të transmetojnë një pjesë të ndeshjeve, ndërsa ndeshjet e mbetura e ndoshta disa nga përballjet kryesore të kampionatit në këto javë, do të përfundojnë duke u shfaqur falas në YouTube duke bërë të mundur që çdo sfidë e mbetur nga sezoni të jetë LIVE për tifozët.

Hera e fundit që një ndeshje e Premierligës është shfazur falas ishte në javën e pare të sezonit 2013-2014, kur Manchester United – Swanswa dhe Crystal Palace – Arsenal u transmetuan falas nga dy kanalet me pagesë.

Më Shumë

Prizreni gati për spektaklin madhor sportiv 2026, nis më 5 mars

Prizreni po përgatitet për një vit historik sportiv, me nisjen e aktiviteteve të “Prizreni Qytet Evropian i Sportit 2026”. Ekipi organizativ zhvilloi sot takim...

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi për praktikë profesionale të nxënësve në Prizren

KRU "Hidroregjioni Jugor" dhe Shkollës së Mesme Teknike, Qendra e Kompetencës “11 Marsi” në Prizren kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të angazhimit të...

Lajmet e Fundit