Ndryshimet radikale në Ligen Premier – Liverpooli do të jetë kampion, 22 skuadra nga sezoni i ri dhe EFL Cup do të largohet

Plane radikale po bëhen që Liga Premier të ndryshohet qysh nga ky edicion, me Liverpoolin që shpallet kampion, 22 skuadra pjesë e ligës (20 aktualisht) dhe EFL Cup të largohet si garë.

Të gjitha ndeshjes në ligën angleze janë shtyrë deri më 4 prill shkaku i coronavirusit, derisa parashikohet që ky edicion të vazhdohet deri në qershor apo edhe korrik.

Sipas Daily Telegraph, Liverpooli do të fitojë titullin edhe pse ishte menduar që të suspendohet i gjithë kampionati.

Por, Liga Premier do t’i përfundojë të gjitha takimet dhe The Reds do ta marrin trofeun në duar pas më shumë se 30 vitesh.

Nga liga pritet të bijnë skuadra si Norwich City, Aston Villa dhe Bournemouth, derisa në ligë do të ngjiten skuadra si Leeds United dhe West Brom.

Madje nga liga e dytë mund të vijnë edhe dy skuadra tjera, duke bërë që liga të jetë me 22 skuadra, për herë të parë që nga vitit 1994-95.

Kjo i bije që ndeshjet të Ligës Premier nga 38 do të shkonin në 42 dhe EFL Cup që ndryshe njihet si Carabao Cup do të largohej. /Telegrafi/

Më Shumë

Në Prizren mbahet Festivali Pranveror Rajonal i Miqësisë “Akshami i Prizrenit”

Fundjavën që lamë pas, në hapësirat e Qendrës Kulturore Boshnjake në Prizren, u mbajt Festivali Pranveror Rajonal i Miqësisë “Akshami i Prizrenit”, në organizim...

Totaj i kundërpërgjigjet Kurtit dhe Haskukës: Nuk po e bllokojmë stadiumin, po manipuloni opinionin publik

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i është kundërpërgjigjur deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe ish-kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka, lidhur me projektin...

Lajmet e Fundit