Në Angli zhduket 16-vjeçari shqiptar

Policia është vënë në kërkim të një adoleshenti shqiptar, i cili është raportuar i zhdukur nga adresa ku po qëndronte në Worthing të Anglisë.

16-vjeçari Eduart Deda, një emigrant shqiptar, herën e fundit u pa rreth orës 21:30, të 29 majit.

Policia ka shpërndarë detaje rreth pamjes së të riut, në përpjekje për ta gjetur atë ndërsa i ka bërë apel kujtdo që ka informacione rreth tij të lajmërohen në Polici.

Deda është një djalë i dobët, me mustaqe dhe flokë të shkurtra.

Ai mësohet se ka gjithashtu një shenjë në dorën e tij të majtë.

“Ai flet me një aksent të huaj dhe herën e fundit që u pa ishte i veshur me një xhaketë të zezë me kapuç, një bluzë të bardhë, xhinse ngjyrë të kaltër dhe atlete të zeza”, thuhet në përshkrimin e autoriteteve britanike./21Media

Më Shumë

Rahoveci ndan Medaljen e Lirisë në Ditën e Çlirimit

Me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Komunës së Rahovecit, do të mbahet ceremonia solemne e ndarjes së Medaljes së Lirisë, në...

16 vjet pa ikonën e kinematografisë, Bekim Fehmiu

Sot bëhen 16 vjet nga ndarja nga jeta e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, një prej figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Lajmet e Fundit