-1 C
Prizren
E martë, 24 Dhjetor, 2024

Në dasmën e asaj që e dashuroja isha kamerier!

Si shumë të rinj edhe unë i fillova studimet. Dhe, që në ditën e parë, në korridorin e gjatë të fakultetit, pashë një fytyrë të bukur, aq sa i gjithë trupi mu rrëqeth në ato çaste dhe i thashë vetes kjo fytyrë do t’më ndjek gjithë jetën.

Por, edhe pse kalonin javët, muajt, vitet, e edhe pse kaloja me femra, fytyra e saj nuk më hiqej dot nga mendja, por nuk kisha guxim dot t’ia shpalosja ndjenjat që kisha për të.

Tek në vitin e dytë të studimeve filloja t’ia jepja disa shenja se isha marrëzisht i dashuruar në të. Por, shumë shpejt e kuptova se ajo ishte e fejuar, ashtu siç isha edhe unë i fejuar me mesit që në bankat e shkollës së mesme.

Një ditë, teksa pinim kafe bashkë në bufenë e fakultetit tonë, më tregoi shumëçka që përjetonte me të fejuarin e saj.

NUK MË LËNDOI KUSH MË SHUMË SE AJO!

Dhe, kur përfundoi rrëfimin, deri në atë çast nuk ka pasur njeri të më lëndoj më shumë se ajo… Andaj, ditëve në vijim ishim gjithnjë e më shumë bashkë…

E, në vitin e tretë të studimeve erdhi koha që i thashë të ndahet nga i fejuari, në mënyrë që të pushojnë njëherë e përgjithmonë vuajtjet e saj dhe të fillojmë një jetë të re…
Ndërkohë, po atë ditë e fejuara ime kërkoi të jemi bashkë në vizitën që e kishte caktuar te një gjinekolog, sepse kishte probleme
gjinekologjike.

Dhe, për habinë time, mjeku i tha se ishte shtatzënë. E, unë në ato çaste nuk kisha nevojë që ajo të lindtemfëmijë, sepse zemra ime tashmë rrihtemm për tjetërkënd.

I thashë të fejuarës se nuk ishim tëgatshëm të kemi fëmijë, se duhej të
abortoj, se…Por, e fejuara ime as që donte t’më  dëgjonte, e lëre më të abortonte.

Madje, ma bëri me dije se duheshim të martoheshim me procedurë të shpejt, meqë foshnja tashmë ishte në muajin e tretë të shtatzënisë.

Dhe, si rrufeja u përhap lajmi se unë do të bëhem baba. Më uruan shokët e shoqet e fakulteti, por jo edhe ajo që i thashë të ndahej nga i fejuari i saj.

THIKËN MA NGULE NË ZEMËR!

Ajo në ato çaste vetëm më shikoi dhe sikur donte të thoshte: “Thikën ma ngule në zemër”. Shpejt e shpejt u largua nga unë dhe më nuk e pashë as në fakultet. Dhe, kur i përfunduam ligjëratat, secili mori udhën e vet.

Unë u martova e ajo humbi…Mirëpo, nuk thonë kot se jeta sjellë edhe të papritura.
E kjo më ndodhi edhe mua… Në lokalin ku punoja gjatë verës si kamerier, një të shtunë, organizohej një dasmë e madhe.

Dhe, kur i mora pijet t’ua ofroja çiftit që martohej, mu dridh trupi kur para
meje ishte ajo…Ajo që e doja me mish e shpirt.Ajo, dashuria ime e madhe…
V. Gashi/Kosovarja

Më Shumë

Suhareka hap dyert për mërgimtarët, siguron parkingje falas për festat e fundvitit

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka marrë vendim që tri parkingje të vihen në shërbim të mërgimtarëve gjatë festave të fundvitit. Ai ka...

Haxhi Shala deklarohet fajtor

Haxhi Shala të hënën në Hagë ndryshoi deklarimin rreth fajësisë, ai tani pranoi fajësinë sipas marrëveshjes që ka arritur me Prokurorinë. “Unë nuk kam qenë...

Lajmet e Fundit