Vonesat në shqyrtimin e rastit të Mujës shpërfaqin mosefikasitetin e gjyqësorit

Ankesat e mbrojtjes së Ramadan Mujës dhe pesë ish-bashkëpunëtorëve të tij ndaj aktgjykimit fajësues të Gjykatës Themelore të Prizrenit do të nisin që të shqyrtohen në Gjykatën e Apelit më 24 qershor të këtij viti.

Përderisa zyrtarët komunalë të Prizrenit vlerësojnë se kryetari Muja është i interesuar që kjo çështje gjyqësore të kryhet sa më shpejt, në anën tjetër përfaqësues të opozitës kanë theksuar se dyshojnë në paanshmërinë e gjyqësorit dhe efikasitetin e tij, shkruan sot “Koha Ditore”.

E aktivistë të shoqërisë civile konsiderojnë se as politika e as gjyqësori nuk kanë arritur që të ndërtojnë integritet, prandaj dhe qytetarët me të drejtë janë të zhgënjyer.

Zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Arbër Jashari, ka bërë të ditur se seanca për shqyrtimin e ankesave në rastin “Muja dhe të tjerët” është caktuar për 24 qershor dhe sipas tij ligji përcakton se vetëm për personat që janë në paraburgim lënda duhet të shqyrtohet në afatin brenda 3 muajve.

Më Shumë

Prizreni organizon edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Vermicë

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS”, do të organizojnë nga 19 deri më 21 qershor 2026 edicionin...

Kryetarja e Gjykatës së Prizrenit diskuton me Akademinë e Drejtësisë për rritjen e kapaciteteve profesionale

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka pritur në takim pune drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, së bashku me përfaqësues...

Lajmet e Fundit