Në fletëvotime logoja e KQZ-së, Ambasada amerikane përshëndet vendimin

Zgjedhje-kosove-logoKomisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka vendosur që në fletëvotimet për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit të jetë logoja e KQZ-së.

“KQZ-ja ka rënë dakord për dukjen e fletëvotimeve në përputhje me ligjin. Do të jetë logoja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e cila po ashtu mban logon e shtetit”, ka konfirmuar për REL, Bajram Latifi, anëtar i KQZ-së.

Vendimi i KQZ-së është mirëpritur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

“Përshëndesim vendimet e sotme të KQZ-së, lidhur me procesin zgjedhor, te cilat paraqesin një hap të rendësishëm përpara. Qasja e KQZ-së shërben si bazament për zgjedhje gjithëperfshirëse, të cilat reflektojnë pjesëmarrjen e komuniteteve të cilat jetojnë në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.

“Përkrahja e udhëheqjes politike të Kosovës ilustron mirëkuptimin që ata ndajnë, që zgjedhjet janë një mundësi historike për të unifikuar të gjitha komunitetet, të cilat jetojnë në Kosovë. Inkurajojmë udhëheqësit kosovarë të vazhdojnë të punojnë së bashku për të siguruar që zgjedhjet përmbushin standardet ndërkombëtare dhe janë gjithpërfshirëse për të gjitha komunitetet”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane.

Zgjedhjet lokale, të parapara edhe me Marrëveshjen e Brukselit, pritet të mbahen në gjithë territorin e Republikës dhe kanë për qëllimin integrimin e serbëve të veriut në institucionet shtetërore.

Më Shumë

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Malisheva përballet sot me Rilski Sportist, pas fitores ndaj Sepsi OSK

Pas një starti pozitiv në fazën përgatitore, FC Malisheva do të zhvillojë sot testin e dytë kontrollues, ku do të përballet me skuadrën bullgare...

Lajmet e Fundit