7.6 C
Prizren
E martë, 3 Shkurt, 2026

Në frontin e luftës me COVID-19, pamje të pacientëve në Klinikën Infektive

Kosova po shënon ditëve të fundit rritjen më të madhe të numrit të të vdekurve dhe të infektuarve nga koronavirusi i ri. Ekipi i REL’it ka qëndruar një ditë brenda Klinikës Infektive nga ku çdo mbrëmje raportohet për të vdekur e disa qindra të infektuar me COVID -19.

Në secilën dhomë të Klinikës Infektive në Prishtinë, mjekët po bëjnë maksimumin që të shpëtojnë sa më shumë jetë, në kohën kur numri i të vdekurve po rritet cdo ditë.

Nuk dëgjohet asgjë tjetër pos frymëmarrjes së vështirësuar të pacientëve me COVID-19 dhe zhurma e pajisjeve që i ndihmojnë ata për të marrë frymë.

Edhe nëse ndonjë pacient shërohet, të tjerë zënë vendin e tyre po të njejtën ditë, sidomos pacientët që vijnë nga spitalet e qyteteve tjera.

69-vjecari Haki Ratkoceri, ka dy javë që është shtrirë në spital, bashkë me gruan e tij, pasi rezultuan pozitivë me COVID-19.

“Unë në mëngjes isha në shtëpi duke fjetur. Kur u zgjova më kapi fyti. Kam qenë shumë në rrezik. Nuk e di unë, ndoshta organizimi i secilit dallon, sic po dëgjoj, jo e preku këtu, jo këtu. Mua më kapi në fyt, ma bëri varrë, nuk mundja as ujë të pija”, tregon ai.

Retkoceri dhe gruaja e tij, tashmë janë shëruar dhe preisn që të shkojnë në shtëpi, por në dhomat e tjera të klinikës, pacientë të tjerë po luftojnë me sëmundjen.

Infektologu Murat Mehmeti tregon se në Repartin A të Klinikës Infektive ku ai punon, nuk ka vend për pacientë të tjerë.

“Asnjëherë nuk po zbret numri i pacientëve nën 100 dhe po flas tash për këtë repartin ku unë jam këtu, gjithmonë është reparti i mbushur me pacientë. Edhe nëse lëshohet një pacient, menjëherë vjen pacienti tjetër”, thotë Mehmeti.

Përvec pacientëve, edhe mbi 350 punëtorë shëndetësor janë të prekur me koronavirus.

Nga gjysma e muajit mars kur në Kosovë u paraqitën rastet e para me koronavirus, janë regjistruar më shumë se 4 mijë raste. Prej tyre, rreth 100 kanë vdekur dhe më së dy mijë janë shëruar.

 

Më Shumë

Zekaj renditet i 5-ti në Sofia European Open 2026

Xhudisti Shpati Zekaj ishte i lirë në xhiron e parë, në të dytën mposhti 2 Wazaari dhe 1 Yuko, Borislav Vladov nga Bullgaria. Në...

Prizren: Arrestohet i dënuari me 2 vite burgim për shitblerje të drogës, dërgohet në vuajtje të dënimit

Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar E.Q., pasi po kërkohej si i dënuar me 2 vjet burgim për shitblerje të narkotikëve. Sipas Policisë,...

Lajmet e Fundit