Në fundjavë nuk punohet në qendrat e vaksinimit në Kosovë

Në fundjavë nuk do të punohet në qendrat e vaksinimit në Kosovë.

Burime nga Ministria e Shëndetësisë për Klan Kosova kanë thënë se janë përmbushur pesë javët e planifikuara që të punohet me nga shtatë ditë dhe duke qenë se nuk ka flus të madh të të interesuarve për t’u vaksinuar, atëherë është e përballueshme edhe puna me nga pesë ditë.

Ndryshe, brenda 24 orëve të fundit janë vaksinuar 7 mijë e 154 persona, ndërsa gjithsej me dozën e parë janë të vaksinuar 828 mijë e 935 persona, ndërkaq me dozën e dytë 654 mijë e 325.

Më Shumë

Nuk zgjedhet deputet, Hasani: Mirënjohje e përjetshme për 17.617 votat e besimit

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, ambasadori dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit...

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit