-7 C
Prizren
E hënë, 12 Janar, 2026

Në fundjavë priten reshje të dobëta bore

Në fundjavë priten reshje të dobëta bore. Nga dita e martë kthjellime dhe ngrica orëve të mëngjesit.

Një turbullirë me masa të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit, do të depërtojë mbi rajon natës e së shtunës dhe ditën e diel, që do të sjellë mot më të ftohtë, erëra veriore, e kohëpaskohe priten edhe reshje të dobëta bore.

Me kalimin e kësaj turbullire, mbi rajon fuqizohen sërish fusha të presionit të lartë, që sjellin kthjellime, mirëpo nën dominimin e masave të ftohta polare, temperaturat do të mbesin të ulëta, e orëve të mëngjesit do të ketë ngrica.

Ditën e shtunë vlerat e cilësisë së ajrit, do të luhaten përreth vlerave mesatare dhe të pashëndetshme, e nga dita e diel, kur parashihet të ketë erëra mesatarisht të fuqishme nga veriu, pritet përmirësim dhe vlerat do të zbresin në të mira.

4.01 – Në mëngjes ftohtë dhe me ngrica. Deri nga mesdita kryesisht kthjellët. Pasdite dhe në mbrëmje vranësirat do të shtohen. Natën mundësi për reshje të dobëta shiu dhe bore.
5.01 – Ftohtë dhe me erë. Vranësira të ndryshueshme, vende-vende, kohëpaskohe reshje të dobëta bore.
6.01 – Ftohtë, kryesisht me vranësira.
7.01-8.01 – Ditën e martë, kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica. Të mërkurën, pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Orëve të mëngjesit ngrica.

Temperaturat e ajrit kryesisht do të luhaten rreth vlerave mesatare. Minimalet nga -7C deri në -1C, e maksimalet nga nga 8C, ditën e shtunë, do të zbresin deri në +1C, ditën e hënë.

Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja 1-5m/s, e nga dita e diel mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga veriu 7-14m/s.

Megjithëse nesër do të pësojë rënie të lehtë, shtypja atmosferike do të mbetet e rritur mbi vlera normale.

Më Shumë

Interesim i madh për supersfidën Bashkimi–Peja: Biletat në shitje nesër

Bashkimi njofton tifozët se biletat për ndeshjen ndaj Pejës, në kuadër të Kupës së Kosovës, do të dalin në shitje nesër, e mërkurë, nga...

Islam Ukimeri emërohet drejtor i Shërbimeve Publike në Prizren

Islam Ukimeri është emëruar drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Prizren. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ukimeri përmes një postimi në rrjetet...

Lajmet e Fundit