Në javët në vijim mund të ketë rritje të rasteve me COVID

Infektologu kosovar, Hamdi Ramadani, ka deklaruar se në javët në vazhdim mund të ketë rritje të rasteve me variantin e ri të COVID-it.

Ai thotë se njëri ndër faktorët e lajmërimit të rasteve me COVID janë ardhja e mërgatës.

Sipas Ramadanit, nëse vaksinohen ende qytetarët rastet e infektimeve do jenë më të ulëta.

“Ardhja e madhe e mërgimtarëve ka qenë një faktorë që numri i rasteve të jetë i pranishëm në Kosovë se numri mund të jetë dhe më i lartë por s’kanë bërë kontrolle. COVID-i mund të befasoj e të shtoj raste në javët në vijim dhe duhet të ketë kujdes të madh. Duhet t’i kenë parasysh ato masat anti-Covid që kanë qenë më herët nëse vazhdohet vaksinimi situata tani do jetë në kontroll”, theksoi Ramadani.

IKSHPK njoftoi javën e kaluar se rastet i takojnë grup-moshave nga 0-9 deri 70-79 vjeç, ku grupmosha 30-39 vjeç kishte 4 raste, si grupmosha më e prekur.

Ndryshe, edhe në Shqipëri janë regjistruar 15 raste të reja me COVID në spitalin infektiv të Tiranës./FrontOnline/

Më Shumë

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Lajmet e Fundit