20.8 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

Në këtë datë ndërrohet ora në Kosovë

Mbrëmjen ndërmjet të shtunës dhe të dielës 26,27 mars 2022, pritet kalimi nga ora dimërore në atë verore, praktikë që rikthehet rregullisht në këtë periudhë të vitit.

Prandaj, orët që kërkojnë ndërhyrje manuale duhet të zhvendosen me një orë përpara, nga ora 2:00 deri në 3:00. Si rezultat do të flini më pak, por nga ana tjetër regjimi i ri për orë do t’ju lejojë të përfitoni nga rrezet e diellit deri vonë, edhe falë zgjatjes së ditëve që sjell vera.

Ndryshimi i orës do të bëhet në orën 2:00 të mëngjesit, por kjo nuk do të thotë se duhet të ndërprisni gjumin. Orët e dorës klasike dhe të gjitha orët analoge në përgjithësi mund të rregullohen të shtunën në mbrëmje, para se të shkoni në shtrat, në mënyrë që të vendosni paraprakisht ritmin tuaj në orën e ditës.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

 

Alternativa është ta shtyni çështjet e takimet për të nesërmen në mëngjes, pasi të zgjoheni, sepse në të kundërt rrezikoni vonesa.
Ora verore do të qëndrojë në fuqi deri në fundjavën e fundit të tetorit: ndërmjet të shtunës 29 dhe të dielës 30 tetor 2022, ku akrepat do të ndryshojnë 60 minuta, duke shënuar kështu rivendosjen e orës diellore.

Më Shumë

2005 tiketa dhe 47 aksidente të regjistruara në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë evidentuar statistika të rëndësishme lidhur me trafikun dhe rendin publik. Gjatë kësaj periudhe...

Komuna e Dragashit mbulon shpenzimet e energjisë elektrike për pompat e ujit në fshatra

Komuna e Dragashit njofton qytetarët se nga data 01.08.2025 ka nisur mbulimi i shpenzimeve të energjisë elektrike për pompat e ujit në të gjitha...

Lajmet e Fundit