5.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Berisha rrëfen ditën e parë të bombardimeve të NATO-s para 23 vjetësh

Zafir Berisha, ish-shefi i shtabit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Pashtrikut, ka rrëfyer ditën e parë të bombardimeve të NATO-s në Kosovë, 23 vite më parë.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

 

Në emisionin “Ditari” në Tëvë 1 ai rrëfen se fillimi i bombardimeve të NATO-s ndaj forcave serbe ishte i papritur nga ta dhe banorët.

‘’Deri në atë shkallë që ne pak a shumë një ditë mund të ndodh por ishte e papritur në atë moment dhe natyrisht sirenat, alarmet kishin kapluar Prizrenin ishte moment që i gjithë qyteti dridhej jo vetëm nga sirenat por edhe nga artileria e rëndë veçanërisht tankset që u largonin nga Bazhdarhanja në drejtim të një fabrike që ishte përballë lagjes ku ne qindra metra ishim të vendosur dhe dmth ishte një atmosferë vrëtetë e papërshkrueshme për ata që se kanë përjetuar dhe kur kemi dalur në rrugë kemi takuar shumë qytetarë që ishin të shqetësuar por që nuk kishin informacione se si të vepronin natyrisht ne meqë ishim tashmë më shumë se një vit të rrjedhave të luftës sa aritëm t’i qëteësonim edhe thjeshtë me kërku prej tyre mos me bë ndonjë lëvizje sepse lagjja ku po flasim ishte 200 m nëse jo ku tankset serbe fshiheshin sepse kishin filluar bombardimt mbi caqet e policisë dhe natyrisht ne arritëm atë pjesë kushtimisht me neutralizu për ndonjë lëvizje që mund të kishte pasoja sepse qyteti ishte në terr policia ushtria që lëviznin në qytet pa drita ishte rrezik cdo sekond”, rrëfeu ai.

Ndërkaq, Berisha tregon edhe disa nga momentet e fillimit të bombardimeve kur njëri nga ushtarët e UÇK-së ishte futur në radiolidhjet e forcave serbe dhe kishte lëshuar “këngën e Skënderbeut”.

“Kur kemi dalë mbi lagjen Tusuz pozita gjeografike më e lartë ku çdo gjë kishim parasysh dmth në kohën kur ishim ne duke i përcjellur komunikimet e tyre një njësit i UÇK-së konkretisht nuk e dij sepse ne faktikisht ishim të pozicionuar në tri pika rreth qytetit në pjesë e Tusuzit dhe Kabashit ku ishte batalioni i poarë. Dikush nga njësitet nga luftëtarët i kishte futur në frekuencat e tyre këngën e Skënderbeut dhe e di sepse Serbët për nga natyra dhe prirjet janë shumë ofendues shanin me një gjuhë urrejtjes ndaj Skënderbeut dhe ndaj shqiptarëve. Në ferkuecnat e tyre të futën këngë me çifteli kur nuk e dinin se kah po u vinte sulmi, ka qenë e papritur dhe ka qenë atak pë r atë disponimin luftarak që kanë pasur deri në atë moment”, shtoi ai.

Sipas tij, ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ka qenë rezultat i mos reagimit të saj në atë që kishte ndodhur në Bosnje e Hercegovinë dhe kishte frikë që do të përsëritej “masakra e Srebrenicës”.

“Mendoj se kjo periudhë ndërhyrje e NATO-s dmth ka qenë edhe rezultat i mos reagimit të aleancës më të fuqishme të botës me atë që ka ndodhur në Bosnje sepse në Kosovë filloi të përsëritet po mos të ndërhynte NATO të kalohet ajo që tash e njeh krejt bota si masakra e Srebrenicës dmth nga pozitat lëvizjet që i bënin shihnin fshatra të tërë të kapluar nga tymi dhe flaka dhe natyrisht se dinim se çka është duke ndodhur’’, rrëfeu ai.

Por, ish-komandanti ka treguar edhe njërin nga momentet më të rënda të tij gjatë kohës së fillimit të bombardimeve.

“Pastaj është ajo që për mu mbetet dmth gjëja më e rëndë për rajonin 28 marsi se e kujtoj sepse edhe atë ditë kam filluar ta mbajë një ditar të shkurt sepse ka qenë bajram dhe ishte dhënë urdhër nga forcat serbe që me u lëshu i gjithë rajoni dhe fshatrat dhe ka qenë bajram që ka qenë për një orë me u zbras 8 fshatra ishte tepër e rëndë edhe se deri në atë kohë më ka ndodhur të shoh edhe njerëz të vrarë por zbrazja e fshatrave ishte shok. Dmth natyrisht ishte vendlindja ime dhe largimi i në kushte mizerie në këmbë traktora çka kanë mujtë ishte një përjetim i rëndë natyrisht disa nga të rinjtë që e dinin që vepronim na janë bashkuar disa nga pleqtë që kanë qenë këmbëngulës mos me lëshu fshatin, do të ekzekutoheshin nga forcat serbe ishte përpjekje për liri a vdekje”, rrëfeu Berisha.

Sa i përket anëtarësimit të Kosovës në NATO, ai vlerëson se kjo duhet përshpejtuar për shkak edhe të rrethanave të krijuara pas luftës në Ukrainë.

“Unë thashë se Kosova ka arritur shumë e gjithë përpjekja titanike e gjeneratave ka qenë që Kosova me qenë e barabartë si shtetet tjera dhe ambicia me qenë e strukturave ushtarake është normale. Natyrisht ekzistojnë kritere për me qenë pjesë e NATO-s por po mendoj se rrethanat gjeopolitike në botë sidomos me luftën në Ukrainë mendoj se duhet edhe NATO tashmë është e vetëdijshme jo se nuk ka qenë por Ballkani është një vatër e mundshme e luftë për shkak të politikave të ndjek Vuçiq dhe doktrinave ruse që po ndjek Putini mendoj se duhet përshpejtuar procesi natyrisht diplomacia duhet me qenë më aktive në kuadër të NATO-s edhe pse kemi 4 shtete që nuk e kanë njoftur Kosovën por nuk mendoj se duhet rreshtur edhe pse mendoj që nuk ka rreshtur”, shtoi ai./teve1.info/

Më Shumë

Fisichella: Schumacher është Maradona i F1

Ish-piloti i F1, Giancarlo Fisichella ka folur për Michael Schumacher, duke bërë një krahasim me një tjetër të madh dhe kampion, por të futbollit,...

Qethja e deleve në familjen e dëshmorit të UÇK-së, Pal Paluca (Foto)

Zyrtarët e Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nw Prizren  kanë asistuar në qethjen e deleve në familjen e dëshmorit të UÇK-së, Pal...

Lajmet e Fundit