Në këtë ditë në Prizren nuk do të punojë asnjë lokal

Mbrëmë SHBZ “Esnaf” me anëtarët e vet dhe me përfaqësuesit e sektorit të gastronomisë, ka organizuar një mbledhje për të diskutuar rreth ndikimit të kufizimit të qarkullimit dhe efektin e masave të fundit për bizneset.

Në këtë takim, u theksua se mungesa e qytetarëve nga diaspora tashmë po ndikon në ekonominë e vendit dhe se zbatimi i kufizimit të qarkullimit dhe masave të tjera po ka ndikim negativ në ekonomi e veçanërisht në sektorin e gastronomisë.

“Dëshirojmë t’ju informojmë se në qoftë se nuk do të hiqen kufizimet, në bazë të kërkesës së anëtarëve dhe të përfaqësuesëve të sektorit të gastronomisë në mbledhje, U vendos që me datën 27.07.2020 (e Hënë) në ora 12:00 që bizneset e sektorit të gastronomisë në mënyrë simbolike të mbyllin lokalet e tyre”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu në lidhje me këtë temë, kryetari Varis Xhejlani, bashkë me disa përfaqësues të sektorit të gastronomisë sot do të realizojë një mbledhje me Odën Ekonomike të Kosovës, thuhet në fund të një njoftimit të bërë publik nga SHBZ “ Esnaf”.

 

 

Më Shumë

Lidhja e Prizrenit dhe detyrimi ndaj brezave që vijnë

Nga Shaqir Totaj Sot, në këtë qytet që historia e zgjodhi për të folur në emër të kombit shqiptar, përkujtojmë 148-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të...

Sulmi me kallashnikov ndaj autobusit në Malishevë, Prokuroria ndalon për 48 orë një person për tentim-vrasje

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se një person është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë lidhur me sulmin e armatosur ndaj një autobusi...

Lajmet e Fundit