8.1 C
Prizren
E enjte, 18 Dhjetor, 2025

Në kohë pandemie, një furrë në Prizren ofron bukë falas për ata që kanë nevojë

Pronarët e një furre në Prizren që prej mesit të kësaj jave po ofrojnë bukë falas për familjet në nevojë, si rrjedhojë e gjendjes së krijuar me përhapjen e virusit COVID-19.

Sipas tyre, solidariteti në këtë situatë është i nevojshëm për shkak se kufizimet e imponuara në ekonominë kosovare për parandalimin e përhapjes së virusit kanë goditur qytetarët në gjendje të vështirë financiare, raporton KOHA.

“Duke e parë shqetësimin e qytetarëve për furnizim me miell dhe duke e ditur se ka familje që nuk kanë as për të blerë miell e as për të blerë bukë, kam vendosë që në mënyrë vullnetare t’u jap bukë falas deri në stabilizimin e gjendjes me koronavirusin”, ka thënë Ilir Baldedaj, pronar i furrës “Besi” në Prizren.

Ai thekson se numri i atyre që vijnë për të marrë bukë falas është i vogël.

Njëherësh Baldedaj apelon që nevojtarët të mos hezitojnë, sidomos shkaku i situatës aktuale.

“Unë u bëj thirrje që të mos hezitojnë, sepse nuk është e turpshme kërkimi i bukës për familjen në këtë gjendje kaotike, që ka përfshirë tërë botën, jo vetëm Kosovën”, shtoi ai.

Sa i përket furnizimit me miell, ka theksuar se biznesi i tij nuk ka pasur telashe, teksa shton se nuk është në dijeni për gjendjen në markete dhe në furrat e tjera të qytetit.

Më Shumë

Dimri Kulturor 2025 nis me muzikë dhe atmosferë festive në Prizren

Me muzikë dhe atmosferë festive filloi mbrëmë “Dimri Kulturor” në Prizren, një oazë festash që do të mbetet qendër e argëtimit deri më 5...

Policia jep detaje për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova” ku vdiqën dy gra nga Shqipëria

Nga aksidenti i rëndë që ndodhi mëngjesin e së premtes mes një veture dhe një kamioni që transportonte mallra në autostradën “Ibrahim Rugova”, humbën...

Lajmet e Fundit