7.8 C
Prizren
E enjte, 13 Nëntor, 2025

Në koncertin humanitar në Prizren të Petrit Çekut u mblodhen 1,236 euro

Kitaristi i mirënjohur kosovar, Petrit Çeku, mbajti më 20 mars një koncert në Shtëpinë e Kulturës në Prizren, me qëllim që të gjitha të ardhurat që do të mblidheshin nga shitja e biletave t’i dhurohen shoqatës Down Syndrome Kosova, përkatësisht qendrës në Prizren.

Kjo qendër bën të ditur se nga shitja e biletave të këtij koncerti u mblodhën gjithsej 1236 euro, të cilat do të përdoren për ngritjen e cilësisë së shërbimeve për personat e prekur me Sindromin Down.

“Down Syndrome Kosova, qendra në Prizren, shpreh falënderimet më të përzemërta për Petrit Çekun, i cili bashkë me kontributin e jashtëzakonshëm për qendrën tonë solli edhe art të nivelit botëror në Prizren.
Gjithashtu, u jemi mirënjohës të gjithëve që kontribuuan në realizimin e koncertit, Fondacionit Lumbardhi, Shtëpisë së Kulturës, Teatrit Profesionist të Prizrenit, Studio Helix, Bubrrecat, AMM dhe Night Design Studio dhe mbi të gjitha, u jemi thellësisht mirënjohës të gjithë atyre qytetarëve të vullnetit të mirë që ishin mbrëmë në koncert”, thuhet në lajmërimin e shoqatës.

Përveç këtyre parave, ditë më parë nga shfaqja e disa filmave në DokuKino u mblodhën 381 euro.

Ky koncert, krahas disa aktiviteteve të tjera të ngjashme, u realizua në kuadër të fushatës për shënimin e ditës botërore të personave te prekur me sindromin down, që shënohet më 21 mars.

Më Shumë

Roli i LDK-së përcaktoi fituesin në Prizren

Kujtim S. Germizaj Edhe pse mbeti jashtë garës së balotazhit, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Prizren dëshmoi sërish se mbetet faktor kyç politik në...

Bashkimi e mposht Reggiana-n në Prizren dhe shënon fitoren e dytë europiane

Në një ndeshje dramatike dhe të mbushur me kthesa, Bashkimi triumfoi ndaj skuadrës italiane Pallacanestro Reggiana me rezultat 77:76 në palestrën “Sezai Surroi” në...

Lajmet e Fundit