3.7 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Në Korishë shënohet 17 vjetori i Betejës së Kabashit

Në Korishë të Prizrenit, sot para lapidarit të dëshmorëve të këtij lokaliteti është organizuar manifestim përkujtimor për shënimin e përvjetorit të 17-të të Betejës së Kabashit.

Pjesë e këtij manifestimi ishin familjarë të dëshmorëve, veteran e inavlid të luftës, përfaqësues të institucioneve të ndryshme dhe banorë të këtij lokaliteti dhe fshatrave përreth.

Në emër të këshillit organizativ të këtij aktiviteti, ka folur kryetari i këtij lokaliteti, Abaz Bobaj, i cili tha se në këtë ditë po e shënojmë një datë të rëndësishme të lavdisë, heroizmit dhe krenarisë së djemve të Kabashit dhe 6 dëshmorëve tanë që u flijuan për të mos vdekur kurrë.

Në emër të shkollës që e mban edhe emrin “Dëshmorët e Kabashit”, ka folur drejtori i këtij institucioni, Mustafë Ahmetaj, i cili tha se në ditën e zhvillimit të Betejës para 17 vitesh, edhe nxënësit e shkollës ishin të rrezikuar nga forcat armike.

Ish komandanti batalionit të dytë të UÇK-së në Kabash, aktualisht nënkryetar i komunës së Prizrenit, Lulzim Kabashi, tha se djemtë e Kabashit luftuan gjithandej Kosovës, duke dhënë gjithçka nga vetja për ta shporrur armikun e egër nga trojet tona, ndërsa tha se vendi ynë nuk po mund ta gjej veten për të jetësuar amanetin e brezave të tërë për lirinë të cilën po e gëzojmë sot.

Kryesuesi i Kuvendit të Prizrenit, Kujtim Gashi, tha se djemtë e UÇK-së janë vlera të pakontestueshme te një populli, duke mbrojtur pragun e shtëpisë dhe për ta larguan okupatorin e egër.

Ndërsa në emër të familjeve të dëshmorëve të pranishmit i ka përshëndetur, Hekuran Kabashi, i cili ka falënderuar organizatorët të cilët përmes këtij manifestimi përkujtimor po e riikujtojnë të kaluarën tonë të lavdishme.

Për të gjithë të pranishmit është shfaqur edhe një program i pasur artistik…Për të gjithë të pranishmit në këtë manifestim, është shfaqur një program i pasur artistik nga nxënësit e shkollës. /TV Prizreni/

Më Shumë

Gjendje alarmante në Prizren, një lagje deri në katër ditë pa rrymë

Në disa qytete të Kosovës është raportuar për mungesën e energjisë elektrike. Gjendje pak më e rënduar paraqitet në Prizren në lagjen “Jeta e Re”,...

Bashkimi fiton në derbin prizrenas ndaj Junior 06

Bashkimi triumfon ndaj Junior 06 në ndeshjen e xhiros së 12-të të Superligës së Femrave, me rezultat 85:60 (19:21, 21:7, 22:19, 23:13), raporton PrizrenPress. Bashkimi...

Shi dhe borë sot

Lajmet e Fundit