Prizren: Arrestohet vjedhësja serike e rrobave në ‘Lorik Center’

Policia e Rajonale e Prizrenit, ka arrestuar një grua me mbiemrin Bytyqi, e cila është ndaluar nga sigurimi i Qendrës Tregtare “Lorik Center” pasi që është zënë në flagrancë duke vjedhë veshje: dy bluza për femra dhe një xhaketë për meshkuj, raporton PrizrenPress.

Gjatë verifikimit të pamjeve nga kamerat e sigurisë, bën me dije policia, është vërejtur se e dyshuara është recidiviste e vjedhjeve.  Po ashtu edhe policia ishte duke e kërkuar në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga gjykata.

Pas konsultimit me prokurorin e shtetit është vendosur që e dyshuara të ndalët nën masën e arrestit. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në...

Me seancë solemne nis shënimi i 27-vjetorit të çlirimit të Prizrenit

Me mbajtjen e Seancës Solemne të Kuvendit Komunal ka nisur sot shënimi i 27-vjetorit të çlirimit të Prizrenit, një nga datat më të rëndësishme...

Lajmet e Fundit