Në Malishevë arrestohet i dyshuari për vjedhjen e një çelësi mekanik

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin për vjedhjen një çelësi mekanik në vlerë 55 euro, në një lokal në Malishevë.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur të martën e javës së kaluar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në një lokal kishte vjedhur një mjet pune çelës mekanik në vlerë 55 euro. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Më Shumë

Komuna e Suharekës pajis “Eko Therandën” me mjete të reja për përmirësimin e shërbimeve publike

Në Komunën e Suharekës janë pranuar pajisje të reja të dedikuara për Ndërmarrjen Publike Lokale “Eko Theranda”, me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve operacionale...

Reagon MMPH për laurat në PK “Sharri”: Nuk ka kufizim lëvizjeje apo pagesa

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPH) ka reaguar lidhur me aktivitetet për vendosjen e laurave (rampave) në hyrje të Parkut Kombëtar “Sharri”,...

Lajmet e Fundit