130 milionë euro për Enzo Fernandez, mesfushori drejt Premier League-s

Enzo Fernandez është shfaqur si një nga talentet më premtues të futbollit pasi paraqitjet e tij mbresëlënëse për Argjentinën e panë atë të fitonte çmimin “Lojtari i Ri i Turneut” në Kupën e Botës.

Me një numër të klubeve të Premier League të interesuara, duket se Chelsea kanë ndërmarrë hapin e parë për të nënshkruar Fernandez, duke paraqitur një ofertë të madhe fillestare.

21-vjeçari ka një klauzolë lirimi prej 105 milionë paundësh, por blutë thuhet se janë të gatshëm të shkojnë përtej kësaj shume për të marrë sa më shpejtë shërbimet e argjentinasit.

Sipas “Record”, skuadra e Premier League ka paraqitur një ofertë prej 130 milionë eurosh (115 milionë paund) teksa përpiqet të largojë konkurrencën e Liverpool dhe Newcastle.

Mesfushori u kthye në terrenin stërvitor të Benfica-s të martën dhe tashmë ka pasur biseda me presidentin e klubit, Rui Costa për planet e mundshme për të qëndruar.

Costa, shpreson se premtimi për të fituar ligën vendase dhe një sfidë për trofeun e Champions League do të jetë e mjaftueshme për të bindur yllin.

Fernandez doli si një objektiv transferimi për Graham Potter, pasi trajneri i Chelsea-it kërkon të zvogëlojë moshën mesatare në skuadrën e tij aktuale. Si pjesë e një projekti të ri nën pronarin, Todd Boehly, klubi londinez është fokusuar në investimin në lojtarë të rinj.

Veteranët e mesfushës si Jorginho dhe N’Golo Kante që ka të ngjarë të largohen nga “Stamford Bridge” gjatë verës.

Klubi është gjithashtu afër nënshkrimit të një marrëveshjeje prej 20 milionë paund për të marr me mesfushorin qendror 18-vjeçar, Andrey Santos nga Vasco da Gama.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, duke shënuar një tjetër sukses të madh për xhudon e...

Haziz Hodaj kërkon ndaljen e përçarjeve në LDK: Energjia të drejtohet te bashkimi, jo te akuzat

Kuvendari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Haziz Hodaj, ka kërkuar ndaljen e përçarjeve dhe përplasjeve të brendshme në parti. Ai u ka ...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit