Në Malishevë kamerat e sigurisë do të mbikëqyren nga policia

Nga sot edhe zyrtarisht, sistemi i kamerave në sigurisë të vendosura në qytetin e Malishevës, do të jenë të mbikëqyrura nga ana e Policisë së Kosovës. Për këtë qëllim, sot në Malishevë ka qëndruar edhe drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë-Gjakovë, kolonel Lumni Graishta, i shoqëruar edhe komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiten Azem Krasniqi, të cilët janë takuar me kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, dhe kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për kalimin e sistemit të kamerave të sigurisë në mbikëqyrje të Policisë së Kosovës.

Kjo është bërë me qëllim të rritjes së sigurisë publike për qytetarët dhe pronën në qytetin e Malishevës. Komuna e Malishevës, ka investuar në vendosjen e sistemit të kamerave të sigurisë me qëllim të rritjes së ofrimit të sigurisë publike.

Kryetari Begaj dhe eprorët e lartë policor, kolonel Graishta dhe kapiten Krasniqi, kanë biseduar edhe për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve, për rritjen e sigurisë publike në territorin e Komunës së Malishevës dhe për mundësinë e zgjerimit të sistemit të kamerave në të gjitha pikat kyçe në Komunën e Malishevës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Hamza nga Malisheva: Bashkë për Kosovën

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se vendit i nevojitet bashkim për të përballuar sfidat dhe për të...

Kurti prezanton projektet për qytetin e Prizrenit

Kryetari i Vetëvendosjes dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka prezantuar projektet për qytetin e Prizrenit, në të cilin premtoi investime milionëshe.   Në tubimin në...

Lajmet e Fundit