13.9 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Në Malishevë nuk ka asnjë rast aktiv me Covid

Situata me pandeminë Covid-19 në territorin e komunës së Malishevës, është e qetë dhe nuk ka asnjë rast aktiv.

Përkundër testimeve të shumta që bëhen në QKMF në Malishevë dhe në laboratore të tjera, nuk është regjistruar asnjë rast i ri.

“Kohëve të fundit, kanë filluar të shtohen rastet e reja me Covid-19, prandaj kërkohet nga të gjithë që të bëjnë kujdes dhe të shfrytëzojnë të drejtën për t’u vaksinuar kundër Covid-19. Lëvizjet e mëdha që bëhen në sezonin e verës, ahengjet, udhëtimet dhe të tjera, e shtojnë rrezikun e paraqitjes së rasteve të reja të infektimit me virusin Covid-19”, ka njoftuar komuna e Malishevës.

Ndërkaq siç theksohet në këtë njoftim, ënkryetari i komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve pa dallim, që të kenë kujdes të shtuar, pasi kohëve të fundit, kanë filluar të shtohen rastet e reja me Covid në vendin tonë dhe kjo nuk e përjashton as territorin e komunës së Malishevës.

Po ashtu, nënkryetari Berisha, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, që të shfrytëzojnë mundësinë për t’u vaksinuar kundër Civid-19, pasi kjo është masa më e mirë mbrojtëse nga ky virus, i cili lehtë përhapet dhe në shumë raste mund të jetë edhe fatal.

Më Shumë

Sekuestrohen 2 kg heroinë dhe armë pa leje në Suharekë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar opinionin publik se në kuadër të veprimeve hetimore dhe në bashkëpunim me organet e rendit, janë ndërmarrë masa...

Në Prizren hapet ekspozita me veprat osmane në Hungari

Ambasada e Hungarisë në Kosovo, në bashkëpunim me Komunën e Prizren, organizoi mbrëmë ekspozitën fotografike “Veprat osmane në Hungari” në Galerinë e Shtëpisë së...

Lajmet e Fundit