2.4 C
Prizren
E premte, 26 Dhjetor, 2025

Në Malishevë vazhdojnë aktivitetet për parandalimin e etheve hemorragjike

Në Komunën e Malishevës janë duke vazhduar aktivitetet e shumta, në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, aktualisht janë duke u bërë dezinsketimi selektiv i zonave endemike, në atë zona ku më shumë raste thumbimeve, po vazhdohet me ciklin e dytë të repelimit të kafshëve, si dhe janë duke u mbajtur ligjërata vetëdijesimi në të gjitha shkollat e Komunës së Malishevës.

“Parandalimi është masa më e sigurt dhe më e lehtë, prandaj, së bashku me institucionet në të gjitha nivelet, jemi të angazhuar në këtë drejtim”, ka deklaruar Hajdin Berisha, drejtor për shëndetësi dhe anëtar i shtabit komunal për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK).

Për të parandaluar EHKK-në, në shkollat e Komunës së Malishevës, po mbahen ligjërata, në mënyrë që të vetëdijesohen, sidomos fëmijët, të cilët edhe janë më të ekspozuar në natyrë dhe kontakti më rriqra, si bartës të EHKK, është më i mundshëm. Në këto aktivitete të ligjëratave në shkolla, janë të angazhuar zyrtarë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHP), Instituti Rajonal i Shëndetit Publik (IRSHP) në Prizren dhe profesionistët nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevë.

Në këtë fushatë, drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Hajdin Berisha, e ka refuzuar pjesëmarrjen e Institutit Rajonal të Shëndetit Publik (IRSHP) në Gjakovë, pasi Komuna e Malishevës, nuk e pranon regjionalizimin me Gjakovën, gjë të cilën e kanë shprehur haptas edhe popullata edhe zyrtarët komunal të Malishevës.

“Unë i falënderoj zyrtarët e IRSHP në Gjakovë, për gatishmërinë e tyre në dhënien e kontributit në këtë drejtim, mirëpo ne i përgjigjemi IRSHP në Prizren dhe nuk e pranojmë që edhe në këtë sektor të regjionalizohemi, pasi lidhjet tona janë me Prizrenin”, ka thënë Berisha. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

‘Oda e Prizrenit’ organizon aktivitet për trashëgiminë dhe inovacionin në tekstil

Në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren u zhvillua sot aktiviteti “Mjeshtëria në Tekstil – Krijimi i një të Ardhme më të Mirë”,...

Pas një mungese të gjatë, Gjesti rikthehet për Krishtlindje!

Pas një periudhe të gjatë të shkëputur nga jeta publike dhe rrjetet sociale, shkaktuar nga humbja e vëllait, këngëtari i njohur Gjesti rikthehet për publikun në...

Lajmet e Fundit