Në Morinë, mërgimtarët presin në temperatura të larta për të paguar policën e sigurimit

Në pikën e kalimit kufitar mes Kosovës dhe Shqipërisë, në Morinë, gjatë ditës së sotme janë parë automjete të shumta të mërgimtarëve tanë, të cilët kanë pritur nëpër mot me vapë për të paguar policen e sigurimit.

Në pamjet e siguruara nga Telegrafi shihetn automjetet e parkuara dhe grumbulli i bashkathdhetarët tanë duke pritur para sportelit të byrosë së sigurimeve.

Qeveria e Kosovës edhe këtë vit ka vendosur që të gjithë mërgimtarëve që vijnë në Kosovë t’ua kompensojë pagesat e polisave kufitare.

Përmes një platforme online, mërgimtarët mund të pajisen me formularë por që duket se ata ende nuk janë të informuar për këtë.

Ndërkohë, mërgimtarët që ia kanë mësy Kosovës këto ditë me vetura, me  të mbërritur në pikat kufitare ata nisin procedurat e njëjta, përfshirë pagesën e polisave të sigurimit, shkruan Telegrafi.

Por, ata nuk kanë informacione se kjo pagesë edhe këtë vit po kompensohet nga Qeveria e Kosovës.

Ditë më parë Byroja Kosovare e Sigurimit, përmes një njoftimi ka bërë një sqarim për bashkëatdhetarët që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, në lidhje me primin e sigurimit kufitar, për të cilin Qeveria u zotua se do ta mbulojë koston e policave të lëshuara deri në fund të këtij viti.

Tutje ky institucion sqaron se të gjithë qytetarët që kanë paguar primin e sigurimit për polica, mund të shkojnë në zyrën qëndrore të Byrosë, për kthim të mjeteve financiare. /Telegrafi/

 

 

Më Shumë

Një grua në Malishevë sulmohet fizikisht nga burri dhe vëllëzërit e tij

Një rast i dhunës në familje është raportuar me datë 22.05.2026 në Malishevë. Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj...

Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro për studentët

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se nga sot ka filluar zyrtarisht procesi i aplikimit për mbështetjen e...

Lajmet e Fundit