Në përkrahje të Xhakës dhe Shaqirit, Njësia Speciale e bën “shqiponjën”

Data 22 qershor sigurisht se do të mbahet mend nga të gjithë ata që frymojnë shqip. Kjo për faktin se në ndeshjen Zvicër-Serbi ishin pikërisht lojtarët me prejardhje kosovare ata të cilët dhanë maksimumin dhe arritën suksese fantastike.

Por jo vetëm kaq, ajo çfarë ngriti në këmbë të gjithë ishin pikërisht dy lëvizjet më fantastike të Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës të cilët vendosën të bënin shqiponjën në Botërorin 2018 në Rusi. Sigurisht se në ato momente atë natë rritën emocionet, krenarinë dhe gjithë dashurinë shqiptare për njëri-tjetrin.

Por kjo nuk përfundoj me kaq, pasi ishin serbët ata të cilët kërkuan që dyshja të dënoheshin mirëpo FIFA vendosi t’u jap një dënim i cili mund të mbulohet me para.

E mbrëmë ishin pikërisht pjesëtarët e Njësisë Speciale të Kosovës të cilët vendosën që të bënin të njëjtin veprim, të bënin shqiponjën krenare.

Në një fotografi të siguruar nga Indeksonline shihen pjesëtarë të shumtë të cilët pa dyshim pa asnjë mëdyshje bën shqiponjën, e që duken për mrekulli.

Më Shumë

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia jep detaje

Një shpërthim i dyshuar me granatë dore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prizren, duke shkaktuar dëme të...

Lajmet e Fundit