9.2 C
Prizren
E martë, 14 Tetor, 2025

Në pritje të vendimit final

Isa mustafa me ramushin ne kuvendSubjektet politike në Kosovë po presin vendimin final të Gjykatës Kushtetuese, e cila tashmë ka anuluar zgjedhjen e Isa Mustafës në postin e Kryeparlamentarit. Hapat e ardhshëm në varësi të sqarimit të plotë të Kushtetueses.

Në partinë e kryeministrit Hashim Thaçi presin, që vendimi i kompletuar të sqarojë në detaje se kryetari i Kuvendit i takon vetëm grupit më të madh parlamentar, çdo herë që votohet për të.

“Kjo meqë atë, në Kushtetutën e Kosovës nuk ka asnjë klauzolë që të thotë se mandatin për kreun e Kuvendit mund ta japë edhe ndonjë grup tjetër parlamentar, përveçse atij më të madh të dalë nga zgjedhjet, në këtë rast ato të 8 Qershorit. PDK mbetet si gjithmonë e hapur për çdo bashkëpunim me të gjitha subjektet politike, në të gjitha mënyrat, për të votuar si kryetarin e Kuvendit, edhe qeverinë e re”, u shpreh Ardian Arifaj, këshilltar i kreut të PDK për Top Channel.

Por, në bllokun paszgjedhor LDK-AAK-Nisma shpresojnë që vendimi final i gjykatës do t’u japë mundësinë edhe atyre të propozojnë kryeparlamentarin, në rast se PDK nuk mund ta zgjedhë atë.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është se i jep të drejtën për kreun e Kuvendit vetëm një grupi të caktuar parlamentar. Ne besojmë se në vendimin e saj do të krijohet, apo ekziston një mundësi për krijimin e institucioneve të reja. Nëse ekziston kjo mundësi, atëherë koalicioni ka të drejtë që të kandidojë kryetarin e Kuvendit dhe besoj se kjo e drejtë do të shfaqet në dokumentin e Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi Avni Arifi, këshilltar i kreut të AAK për Top Channel.

Pavarësisht qartësimit, që do të bëjë gjykata me vendimin e kompletuar, që pritet të publikohet javën e ardhshme, dy blloqet politike vazhdojnë të mbesin në qëndrimet e mëhershme, duke refuzuar bashkëpunimin.

Kështu, këshilltari i Ramush Haradinajt, Avni Arifi, tha se blloku, në rast se nuk i jepet e drejta të zgjedhë kryeparlamentarin, është unik për të shkuar në zgjedhje. Me të njëjtën gjuhë është përgjigjur edhe këshilltari i Hashim Thaçit, por Ardian Arifaj thotë se PDK do të bëjë përpjekje të ftojë për bashkëpunim subjektet e tjera për të formuar institucionet bashkarisht, për t’i shmangur zgjedhjet.

Më Shumë

Përfundon rehabilitimi i “40 Burimeve” – përmirësohet furnizimi me ujë në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. ka bërë të ditur se janë përfunduar me sukses punimet në kuadër të projektit “Rehabilitimi i Kaptazhes...

Gara e ngushtë për vendin e dytë në Rahovec

Kanë mbetur edhe gjashtë kuti votimi për t’u numëruar në Rahovec. Derisa kryetari aktual i komunë, Smajl Latifi ka kryesuar garën me 37.28% të votave,...

Voton Artan Abrashi

Voton Shaqir Totaj

Lajmet e Fundit