7.2 C
Prizren
E premte, 6 Dhjetor, 2024

Në Prizren, Çeku dhe Imami nënshkruan marrëveshjen SOFA

Ceku-Imami-Prizren1Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës(MFSK), Agim Çeku dhe Ministri i Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, Arben Imami, në një akt solemn nënshkruan marrëveshjen SOFA. Më rastin e nënshkrimit ishin të pranishëm edhe zëvendësministrat e FSK-së, Shemsi Veseli dhe Bejtush Gashi si dhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Sigurisë, gjenerallejtënant Kadri Kastrati dhe shefit të Ushtrisë shqiptare, gjeneral major Xhemal Gjunkshi. Marrëveshja ndërmjet dy vendeve u nënshkrua në kazermën e FSK-së, në Prizren.

Ministri i FSK-së Agim Çeku tha se gjatë këtyre viteve të bashkëpunimit me Ministrinë e mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, kemi realizuar një varg aktivitetesh dhe bashkëpunimi ka qenë jashtëzakonisht i frytshëm. Këtij bashkëpunimi po i shtojmë edhe një dokument që i rregullon marrëdhëniet tona edhe më fuqishëm dhe kjo po bëhet mbi bazën e standardeve të NATO-s.

Ceku-Imami-Prizren7-01Ministri Çeku me këtë rast në emër të Ministrisë për FSK, dhe në emër të FSK-së i dorëzoj ministrit Arben Imami, medalje për “Shërbim të merituar”, në shenjë respekti për punën, kontributin dhe ndihmën e pakursyer në mbështetje të FSK-së.

Ministri i Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, Arben Imami me këtë rast tha se bashkëpunimi i frytshëm që ekziston ndërmjet të dy ministrive dhe Forcave, do të vazhdoj edhe më tutje dhe se kjo po fuqizohet edhe me nënshkrimin e Marrëveshjes Suplementare SOFA, dhe kjo është edhe me e fuqishme sepse po shkojmë drejt rrugës se integrimit në NATO.

Ministri Imami po ashtu, potencoj se kjo është vizita e fundit zyrtare e tij në këtë mandat që po i bëhet Kosovës dhe FSK-së, dhe se ndjehet i lumtur që pikërisht me FSK-në po e përfundon agjendën e tij si ministër sa i përket angazhimeve zyrtare në Kosovë.

Ceku-Imami-Prizren2Marrëveshja SOFA, rregullon procedurat e hyrjes/daljes, qëndrimit të përkohshëm dhe statusin e anëtarëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe anëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në territorin e shtetit përkatës, si dhe përbërësve civil apo personave në varësi.

Ministri i Mbrojtjes të Republikës u prit me nderime të larta shtetërore nga Garda Ceremoniale e FSK-së, si edhe me antonimin e himnit të Republikës së Kosovës dhe atij të Republikës së Shqipërisë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sot, ditëlindja e ish-presidentit historik Ibrahim Rugova

Sot, data 2 dhjetor, shënon ditën e lindjes së ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Rugova lindi më 2 dhjetor 1944 në Cërrcë të Istogut,...

Për shkak të borës, vështirsohet qarkullimi në rrugun Prizren-Prevallë

Bora ka krijuar vështirësi në komunikacion në rrugën Prizren-Prevallë. Siç raporton RTK, pjesëmarrësit në trafik me goma verore po shkaktojnë probleme, duke bllokuar rrugën. Marketing https://prizrenpress.com/perjetoni-pushime-te-paharuar-dhe-dasma-magjike-ne-hotel-albes-residence/ https://prizrenpress.com/guraziu-ne-prizren-me-20-vjet-pervoje-pune-ne-vendosjen-e-dyerve-laminatit-parketit-kuzhinave-dhe-dhomave-te-fjetjes/ https://prizrenpress.com/adi-plast-ne-prizren-nje-emer-i-njohur-ne-tregun-e-kosoves-dhe-nderkombetar-per-vendosjen-e-dyerve-dhe-dritareve/ https://prizrenpress.com/7890875432-2/ https://prizrenpress.com/banesa-ne-shitje-nga-renelual-tahiri/  

Lajmet e Fundit