Në Prizren hapet kompania e huaj për prodhimin e vazove të kopshtit

Në Prizren është hapur një kompani prodhuese e cila është investim gjermano-zviceran. Aty do të prodhohen vazo për kopshte, e të cilat më pas si destinacion kanë vendet e BE-së.

 

Një kompani ndërkombëtare e specializuar për prodhimin e vazove të kopshtit është vendosur në Prizren. Kjo kompani është me dy pronarë nga Gjermania dhe një nga Zvicra, teksa menjëherë është shfaqur edhe interesimi i qytetarëve për t`u punësuar.

Sipas menaxherit Isuf Bajrami, për të punuar në këtë kompani janë interesuar moshat e reja dhe ato mesatare.

“Interesimi ka qenë mjaft i madh nga të gjitha moshat, duke filluar nga mosha 18-vjeç deri 55-vjeç. Ka pasur interesim edhe nga gjinia femërore dhe do të ketë punë edhe për to. Zanatli ka shumë pak në Kosovë, prandaj në fillim duhet të bëhen trajnime për ta”, ka theksuar Bajrami.

Pronarët e kësaj kompanie thanë se Kosova është përzgjedhur për të investuar pasi ka mjaft fuqi punëtore të re. Për momentin i gjithë prodhimi nga Kosova do të eksportohet në vendet e BE-së.rtk

Më Shumë

Në Rogovë të Hasit përkujtohet Komandant Lleshi

Në Rogovë të Hasit është përkujtuar heroi i kombit Haxhi Hoti – Komandant Lleshi, në 28-vjetorin e rënies së tij heroike. Me këtë rast, kryetari...

Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ekonomi, siguri dhe diasporën

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar për një takim në odën e familjes Krasniqi në Prizren, ku është pritur nga boksieri Haxhi Krasniqi...

Lajmet e Fundit