Arbër Shehu nga Krusha e Vogël, nga 28 nëntori do të jetë drejtor në AstraZeneca

Arbër Shehu, shqiptari nga Kosova nga 28 nëntori do të jetë drejtor për Onkologji në kompaninë farmaceutike dhe bioteknologjike britaniko-suedeze, AstraZeneca.

Shehu në emisionin “Oxygen” në Klan Kosova tregoi se ishte vetë kompania ajo që i ka shprehur interesimin për shërbimet e tij.

“Njëra prej tyre ka qenë si drejtor në AstraZeneca për Onkologji, për marrëdhënie mjekësore.Ka qenë një periudhë e gjatë e rekrutimit, mirëpo prej 28 nëntorit i kam thënë se do të jem drejtor në AstraZeneca për Onkologji”, është shprehur Shehu, njofton Klankosova.tv.

Ajo ndoshta si rezultat që dikush lexon, dikush ka eksperienca, dikush jetësore, dikush e ka babain që i tregon, unë s’e kam pasur fatin ta kem por unë e kam pasur fatin t’i kem dajallarët në Amerikë dhe prej fillimit ata kanë qenë baza që ma kanë dhënë atë shijen e Amerikës”, është shprehur Shehu, njofton Klnakosova.tv.

Kujtojmë se kompania AstraZeneca është njëra nga kompanitë farmaceutike që e ka prodhuar njërën nga vaksinat më të suksesshme në botë kundër virusit COVID-19.

Më Shumë

Malisheva pa asnjë rast të EHKK-së, situata vlerësohet nën kontroll

Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK) ka vlerësuar se gjendja në Komunën e Malishevës mbetet e qetë dhe nën...

ZKA gjen varg shkeljesh në Prizren: Keqklasifikim milionash, kontrata pa para dhe nënvlerësim të pasurisë

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka lëshuar një opinion të kualifikuar për Pasqyrat Financiare Vjetore të Komunës së Prizrenit për vitin 2025. Raporti ka...

Lajmet e Fundit