8.3 C
Prizren
E hënë, 26 Janar, 2026

Në Prizren ka filluar restaurimi i shtëpisë së Briskagjinjëve

Prizren-shtepia e briskagjinjeveMoti i mirë po i mundëson komunës së Prizrenit të realizojë projektet për restaurimin e shtëpive të vjetra, qindravjeqare. Këtyre ditëve ka filluar restaurimi i shtëpisë së Briskagjinjëve. Projekti po përkrahet financiarisht edhe nga Ambasada e SHBA-ve dhe do të kushtojë 60 mijë dollarë.

Zyrtarët komunalë thonë se do t”i restaurojnë të gjitha objektet e vjetra të cilat janë dëmtuar me kohën, transmeton RTK. Por, shoqëria civile kritikon mënyrën e punës, për të cilën siç thonë po përdoret betoni dhe fasadimi jo adekuat të cilat edhe po i humbin pamjen objekteve.

Komuna e Prizrenit krenohet me trashëgiminë e pasur kulturore e historike. Shumë shtëpi të vjetra me vlera të veçanta e bëjnë më karakteristik Prizrenin, por edhe tërheqës për vizitorë. Me qëllim që objektet e vjetra të mos shkatërrohen tërësisht, komuna ka filluar meremetimin e disave prej tyre.

Shtëpia e Beledijes, ajo e Ymer Prizrenit, Shtëpia e Shaip Spahiut tashmë janë vënë në funksion. Por, së fundmi ka nisur edhe meremetimi i shtëpisë së Ali Briskagjijut i cili njihet me këtë zeje qindravjeqare në qytetin e Prizrenit.

Drejtori i urbanizmit në komunën e Prizrenit, Sadik Paqarizi thotë se projekti ka gjetur përkrahjen edhe nga Ambasada e SHBA-ve. Sipas tij, projekti pritet të përfundojë deri në muajin qershor, kur edhe kremtohet përvjetori i LSHP-së.

E intervenimet në shtëpitë e vjetra të qytetit, kritikohen nga shoqëria civile. Enesa Xheldini nga OJQ, “Ec ma ndryshe” thotë se aty nuk duhet të përdoret betoni e as fasadimi, siç po bëhet në disa sosh sepse shtëpive po u humbet pamja që kanë pasur dikur.

Ajo madje si një arkitekte ka bërë edhe një hulumtim te objektet që mbrohen me ligj ku ka pas intervenime.

Vëmendjen te trashëgimia e pasur kulturore e historike e qytetit e ka edhe faktori ndërkombëtarë. Përfaqësues të ambasadave të ndryshme në Kosovë, jo rrallë herë kritikojnë dhunën, por edhe dëmtimin që po u bëhet këtyre objekteve karakteristike dhe kërkojnë nga komuna e Prizrenit që të ruhet me fanatizëm bagazhi kulturor e historik që disponon ajo nga e kaluara e bujshme.

Më Shumë

Sulmuan me mjete të forta katër zyrtarët policorë në Prizren, tre të dyshuarit dërgohen në mbajtje

Tre persona janë arrestuar pasi që kanë sulmuar fizikisht dhe me mjete të forta katër zyrtarë policorë të cilët ishin në kryerje të detyrës...

Fitim Thaqi dhe “Drini Market”: Historia e një ëndrre që u bë realitet

Në një qytet të madh gjerman, larg fshatit të vogël të lindjes në Kosovë, rruga drejt suksesit shpesh duket e gjatë dhe e vështirë....

Lajmet e Fundit