Në Prizren me aktivitete shënohet Dita Botërore e Zemrës

Me dy aktivitete të ndryshme, Drejtoria Komunale e Shëndetësisë në Prizren ka bërë shënimin e Ditës Botërore të Zemrës, raporton PrizrenPress

Me aktivitetin e realizuar në qendër të Prizrenit është synuar sensibilizimi dhe njoftimi i qytetarëve për rreziqet e sëmundjeve të zemrës si dhe masat për parandalimin e tyre, me ç’rast për qytetarët e interesuar është bërë edhe matja e shtypjes së gjakut nga ekipi mobil i QKMF-së i vendosur aty.

May be an image of 5 people, people standing and indoor

Gjithashtu, në hapësirat e QKMF-së është mbajtur edhe një ligjeratë me këtë temë për profesionistët shëndetësorë të këtij institucioni.

May be an image of 2 people, people sitting and indoor

DKSH-ja mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve duke synuar parandalimin e sëmundjeve të ndryshme dhe aktivitetet si këto janë hapa drejt realizimit të këtij synimi.

May be an image of 1 person, standing and indoor

May be an image of 8 people, people standing and indoor

PrizrenPress.com

Më Shumë

Shkolla “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, organizon nesër mbledhje komemorative në nderim të mësimdhënësit, Ismet Reka

Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit do të organizojë nesër një mbledhje komemorative në nderim të mësimdhënësit...

Në Prizren arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me 1 vit burg për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur ta lokalizojë një të dyshuar për “vjedhje të rëndë” e që ishte i dënuar me 1...

Lajmet e Fundit