30.1 C
Prizren
E shtunë, 26 Korrik, 2025

Në Prizren nis ‘Java e Remzi Ademajt’

Edicioni i 15-të i manifestimit tradicional “Java e Remzi Ademajt – Shtigjeve të lirisë”, kushtuar komandant Petritit dhe dëshmorëve të rënë për liri, ka filluar të enjten me një defile të nxënësve në qendër të Prizrenit.

Në këtë ngjarje po marrin pjesë rreth 250 ekipe garuese nga 54 shkolla të komunës së Prizrenit, të cilët garojnë në 12 disiplina të parapara në sport, pikturë, vallëzim, kuizin e diturisë etj.

Në ceremoninë e hapjes ka qenë i pranishëm edhe kryetari komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, i cili tha se me këtë aktivitet, pos që dëshmohet dija dhe shkathtësia e nxënësve, nderohet edhe lufta e drejtë e UÇK-së, pjesë e së cilës ka qenë edhe Heroi, Remzi Ademaj.

Ndërkaq, drejtori i Arsimit, Zahadin Shemsedini, tha se kjo ngjarje e veçantë që organizohet vetëm në qytetin e Prizrenit, është një mundësi e mirë që përmes garave të ndryshme të tregohen vlerat dhe aftësitë jo vetëm në dije nga nxënësit e shkollave pjesëmarrëse.

Ndryshe, ky manifestim viteve të kaluara është organizuar në muajin qershor, mirëpo këtë vit kjo ngjarje po mbahet tani, për shkak të procesit gjyqësor që është zhvilluar ndaj ish- drejtorit të Arsimit, Nexhat Çoçaj, dhe dy arsimtarëve, Bekim Thaçi dhe Bedri Çejku, të cilët janë dënuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit për keqpërdorime të shumave materiale për këtë manifestim i cili tash e 7 vite mbështetet financiarisht nga komuna. /TV Prizreni/

Më Shumë

Osmani kujton Epopenë e Rahovecit: Plagë e dhimbje që na frymëzon të çojmë përpara drejtësinë

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar Epopenë e Rahovecit në 27-vjetorin e saj. Përmes një postimi nga ana e Presidencës, Osmani thotë se më përvjetorin e...

Rahoveci forcohet në të gjitha repartet, prezanton tre blerjet e reja

KF Rahoveci ka vazhduar përgatitjet për sezonin 2025/26 me një seri përforcimesh të rëndësishme, duke zyrtarizuar sot transferimet e tre lojtarëve të rinj që...

Lajmet e Fundit