4.7 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

Në Prizren u hap panairi i veshjeve tradicionale, artizanatave dhe turizmit

Në Prizren është hapur Panairi i veshjeve kombëtare tradicionale të trojeve shqiptare dhe artizanateve, në të cilin po marrin pjesë edhe përfaqësues nga Shqipëria, Mali i Zi dhe vise tjera shqiptare.

Ky Panair, që është hapur në sheshin e Lidhjes mbahet nën partonatin e Drejtorisë për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik.Në ceremoninë e hapjes mori pjesë edhe kryetari prizrenas Ramadan Muja, i cili ndër tjera vlerësoi rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë tradicionale të veshjeve dhe artizanteve, prej të cilave do të mesojnë brezat e ardhshëm.

Drejtori i turizmit në Prizren, Mensur Bytyçi, tha se Panairi tradicional që po mbahet për të tretën herë më radhë, i jep shpirt turizmit dhe kulturës së qytetit historik, në ruajtjen e vlerave tradicionale që posedon. Pjesëmarrës në këtë aktivitet kulturor, që pritet t’i japë jehonë edhe zhvillimit të turizmit në këtë pjesë të vendit janë përfaqësues nga Saranda, Shkodra, Ulqini dhe lokalitete tjera nga hapësirat mbarëshqiptare.Me këtë rast, kryetari i Bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa, tha se kjo ngjarje përveç që bashkon vlerat tradicionale mbarëshqiptare, mundëson edhe shkëmbimin e përvojave në zhvillimin e turizmit dhe ruajtjen dhe kultivimin e trashëgimisë sonë të pasur kulturore.

Ergyle Gjurgjealo, pjesëmarrëse e kërij panairi, thotë se ky organizim është një mundësi e mirë për promovimin e artizanatëve me të cilat dallohet Prizreni. Në kuadër të Panairit, në Kejin e Lumbardhit janë vendosur shtande edhe për pjesëmarrësit që merren me turizëm, hotelieri dhe gastronomi.Panairi do të jetë i hapur edhe ditën e shtunë…/TV Prizreni/

Më Shumë

“Emrin tënd e përjetësova”, Kastriot Tusha sot sjell këngën për Komandant Drinin

Një ngjarje e veçantë muzikore dhe historike do të shënohet këtë të enjte në Prizren, me premierën e këngës kushtuar legjendës së luftës dhe...

Në Dragobil të Malisheves, telashe me rrymë

  Në Dragobil të Malishevës janë evidentuar telashe me energinë elektrike gjatë procesit të sotëm të votimin në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Menaxheri i kësaj qendre,...

Lajmet e Fundit