8.1 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Në Rahovec filloi “Kolonia e artistëve 2015”

Kolonia tradicionale e artistëve filloi sot me nxënës dhe me persona me nevoja të veçanta në shoqatën “Handikos”. Selami Haxhijaha, udhëheqës i Kolonisë, tha se ky edicion ju kushtohet personave ne nevoja të veçanta, ndërsa të gjithë artistët e angazhuar punimet e tyre do ti ofrojnë për shitje. Mjetet e mbledhura nga shitjet eventuale do të dedikohen për perosnat me nevoja të veçanta dhe atyre me gjendje të rëndë sociale.

Haxhijaha shtoi se në këtë Koloni pjesëmarrjen e kanë konfirmuar rreth 60 artistë nga të gjitha vendet e rajonit, por presim që të kemi edhe artistë nga vendet e BE-së. Kolonia e artistëve ndërlidhet me trashëgiminë kulturore të komunës së Rahovecit, duke përfshirë shtëpitë e vjetra, kullat, kishat, xhamitë, mullinjtë e ujit, krojet, rrugët e vjetra dhe gjtihçka që lidhet me traditën autktone të komunës së tonë.

Veprat e tyre artistët figurativ do t’i krijojnë në ambiente të ndryshme, duke nisur me muzeun komunal, hapësirat publike, pastaj do të zhvendoset edhe në mjediset ku mbahet festivali tradicional i folklorit “Anadrinia jehon” në Dejnë.

Kolonia e artistëve do të përmbyllet me një ekspozitë shitëse më 28 maj, respektivisht në Ditën e Qendrës së Kulturës “Mensur Zyberaj” në Rahovec.
Artistët apelojnë që njerëz të vullnetit të mirë të blejnë disa nga punimet e kësaj “Kolonie”, në mënyrë që fondi për personat me nevoja të veçanta të jetë sa më i madh.

Më Shumë

Malisheva nis aksionin e pastrimit, prilli shpallet muaj i ambientit të pastër

Komuna e Malishevës ka nisur aksionin “Për Malishevën e pastër”, i cili do të zhvillohet gjatë gjithë muajit prill dhe do të përfshijë të...

Arrestohen dy persona në Prizren, dyshuhen për kultivim të bimëve narkotike dhe mbajtje në pronësi të armëve

Policia e Kosovës ka filluar kontrollimin e një shtëpie në Prizren, në të cilën dyshohej se ndodhej një laborator për kultivim të bimëve narkotike...

Lajmet e Fundit