25.9 C
Prizren
E hënë, 9 Qershor, 2025

Në shkollat e Kosovës nuk u mbajt mësimi orën e parë

Shkolla-nxenesit

Në të gjitha shkollat e vendit, sot nuk u mbajt mësim në orën e parë të paradites dhe po ashtu do të veprohet në orën e parë të ndërrimit të pasdites.

Kështu ka vendosur Sindikata e Arsimit, si shenjë pakënaqësie për mos fillimin e zbatimit të Kontratës Kolektive, që është dashur të zbatohej nga 1 janari i këtij viti. Masat sindikale do të ashpërsohen nëse nuk realizohen kërkesat e punëtorëve të arsimit, thonë drejtuesit e sindikatës.

Sot mësimdhënësit mbajnë grevë një orëshSot ora e parë e të dy ndërrimeve në të gjitha shkollat e Kosovës nuk do të mbahet. Kështu ka vendosur Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës. Greva do të mbahet në shenjë proteste për mos zbatimin e 4 pikave të Kontratës Kolektive.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ditë më parë ka thënë se një vendim i tillë është marrë për shkak se nuk dihet sigurt ende nëse do të implementohet Kontrata Kolektive në sektorin e arsimit.

Kjo gjë sipas tij do të merret vesh në pagën e parë të janarit dhe deri atëherë pasi që asgjë nuk është e sigurt do të fillohet me veprime sindikale.

Jasharaj, që është edhe kryetar i Këshillit Qendror Grevist, do të vizitojë sot grevën e filluar nga mësimdhënësit në Prishtinë.

Kurse, nënkryetari i SBASHK-ut, Rexhep Sadiku, do të vizitojë grevën e filluar nga mësimdhënësit në Ferizaj.

Ndërkaq, Këshilli i Prindërve të Kosovës ka reaguar ndaj kësaj greve, duke i kërkuar kryesisë së SBASHK-ut që të përdorë metoda tjera sindikale për realizimin e kërkesave të tyre e kurrsesi një veprim të tillë mos ta bëjnë në kurriz të nxënësve dhe prindërve.

Katër pikat e parealizuara deri më tash nga Kontrata Kolektive janë shujta 2 euro për çdo ditë pune, kompensimi prej 0,5 për qind për çdo vit të shërbimit, kompensimi prej 70 për qind për biletat e udhëtimit për mësimdhënësit me rastin e pensionimit dhe tri paga mesatare për mësimdhënësit me rastin e pensionimit.

Kontrata Kolektive është nënshkruar në mars të vitit të kaluar dhe përfaqësuesit e Qeverisë së Republikës së Kosovës në atë kohë kishin theksuar se do të jenë garantues të zbatimit të kësaj marrëveshjeje dhe se do të sigurojnë përmbushjen e të drejtave që iu takojnë punëtorëve.

Më Shumë

Lela fotografohet veç në bikini, ekspozon gjoksin ‘bombastik’

Ish-banorja e Big Borther Vip Kosova, Lela Seferi po vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale. Ajo vazhdimisht publikon imazhe të ndryshme nga përditshmëria...

83 aksidente për 24 orë në Kosovë

Përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 83 aksidente trafiku. Nga to, 34 janë me të lënduar derisa 49 të tjerë me...

Lajmet e Fundit