12.4 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Nën mbikëqyrjen e milicit: “Lajmin e fshihja në xhep të xhaketës”

“Situata ishte shumë e errët… nuk mund të kishte lajme të mira… por më i dhimbshmi ishte lajmi për burgosjen e gjithë atyre protestuesve, pjesëmarrësve në demonstratat e vitit ’81, që ne i quajmë Pranvera Shqiptare e Kosovës”.

Kështu kujton Besa Çejku Buçinca ndjesinë e asaj kohe si prezantuese lajmesh përpara publikut shqiptar. Thotë se puna nën censurën e ish-regjimit serb në Kosovë ishte shumë e vështirë dhe se nuk lejonte dhënien e lajmit në kohë reale.

Në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, Çejku Buçinca flet edhe për “kthesën” që mori televizioni në fund të viteve ’90 dhe për “lajmin e lirisë”, siç e quan ajo.

Besa Çejku Buçinca u pensionua këtë tetor, pas punës mbi 40-vjeçare si gazetare dhe prezantuese lajmesh.

Më Shumë

Duel jetik në Suharekë: Ylli synon vendin e katërt, Rahoveci mbijetesën

Golden Eagle Ylli dhe Rahoveci 029 përballen në një nga ndeshjet më të rëndësishme të xhiros së fundit në Superliga e Kosovës në basketboll. Takimi...

Bie për dy cent çmimi i naftës në Kosovë

Çmimet e naftës të premten në Kosovë kanë shënuar rënie për dy cent për litër krahasuar me një ditë më herët. Nga 1.91 euro për...

Lajmet e Fundit