2.2 C
Prizren
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Nëna ankohet, s’mund të aplikojë për libra pasi vajza mbush 6 vjet në shtator

Një problem i ri është shfaqur për prindërit që duan të aplikojnë për subvencionimin për librat e blera për fëmijët e regjistruar në shkolla fillore.

Sipas një lexueseje të Klankosova.tv, vajza e saj akoma nuk i ka mbushur 6 vjet, kusht ky i cili është i domosdoshëm për aplikim në mënyrë që të ketë rimburësim për tekstet shkollore.

Në njoftimin e platformën e-Kosova, lexueses në fjalë i është thënë se “mosha e fëmijës duhet të mes 6 dhe 11 vjet. Sipas të dhënave të pranuara nga zyra e Gjendjes Civile, mosha e fëmijës për të cilin jeni duke aplikuar nuk e plotëson këtë kusht”.

Ndërsa, ajo ka bërë të ditur se vajza e saj i mbush 6 vjet më 30 shtator, një muaj pasi mësimi pritet të fillojë, duke i shkaktuar kështu telashe për aplikim për subvencionimin e teksteve shkollore.

Kujtojmë se MAShTI ka bërë të ditur se sot deri në ora 19:00 për subvencionimin e blerjes së teksteve shkollore kanë aplikuar afro 12 mijë prindër apo kujdestarë ligjorë.

Më Shumë

Akrepat lëvizin një orë para, në këtë ditë ndërrohet ora

Në vitin 2026, kalimi në orën verore do të ndodhë më herët krahasuar me vitin paraprak. Akrepat e orës do të zhvendosen përpara në...

Bashkimi sot udhëton drejt kryeqytetit, e pret Bora

Dita e dytë e xhiros së 21-të në Superligën e Kosovës në basketboll hapet sonte me përballjen mes Borës dhe Bashkimit, që zhvillohet në...

Lajmet e Fundit