Nëna zemërthyer shpërndan fotografinë e djalit të saj në arkivol

Një nënë zemërthyer ka ndarë një fotografi të trupit të djalit të saj në arkivolin e tij, pasi ai u dërgua drejt vetëvrasjes nga ngacmuesit.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për Cheryl Hudson e cila së pari ndau foton e djalit të saj Andy Leach në Facebook, por i dha leje mediave që ta rishpërndajnë atë.

Pamja, e cila është më poshtë, mund të shkaktojë shqetësime, por ajo shpreson se do t’i inkurajojë ata që ngacmojnë të tjerët që të mendojnë më me kujdes për efektet e mizorisë së tyre.

Andy, 12 vjeç, u gjet i varur në garazhin e babait të tij në Southaven, Misisipi, të martën e kaluar pas muajsh kërcënimesh nga shokët e klasës që e torturuan atë.
“Ai ishte ngacmuar gjatë shumicës së vitit shkollor”. Andy ishte një klasë e gjashtë në Southaven Middle School.

Ajo tha se kriminelët, të cilët tani janë duke u hetuar nga policia, filluan duke i vënë emra nënçmues atij dhe duke përshkallëzuar sjelljen e tyre.

“Ne biseduam me shkollën disa herë, dhe ata nuk bënin shumë për këtë. Ky nuk është rasti i parë ku ata nuk kanë bërë asgjë”, citohet të ketë thënë ajo.

.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/nena-shperndane-fotografine-e-djalit-te-saj-ne-arkivol-per-te-treguar-se-kush-e-beri-kete-510941/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Më Shumë

Bashkimi sqaron marrëveshjen me Adrio Bailey

KB Bashkimi ka dalë me një sqarim zyrtar lidhur me kontratën e basketbollistit amerikan Adrio Bailey për sezonin 2026/27. Sipas njoftimit të klubit, Bailey ka...

Arrestohet edhe nëna e dy të rinjve që dyshohen për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobajë të Prizrenit

Një ngjarje tragjike ka tronditur Prizrenin të dielën, ku një i ri ka mbetur i vrarë pas një përleshjeje që ndodhi në mesditë. Si pasojë...

Lajmet e Fundit