Nenad Rashiq jep dorëheqje nga pozitat në qeveri

Këshilltari i kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, Nenad Rashiq njëherit drejtor i Zyrës për Komunitete në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, ka ofruar dorëheqje nga këto pozita pas ngritjes së aktakzuës ndaj tij, pak ditë më parë.

Në një konferencë për media, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë të ditur se beson në pafajësinë e Rashiqit.

“Unë besoj në pafajësinë e Nenad Rashiq. Bëhet fjalë për procese të vjetra sikurse regjimi i vjetër që nuk preferon të largohet nga sundimi në Kosovë. Dhe bëhet fjalë për aktakuza kur krerët e çështjeve nuk janë në aktakzua. Kemi gjithmonë persona që gjenden aty në rrethin  tretë e të katër dhe thelbi i problemit gjithnjë evitohet. Zoti Rashiq ma ka dorëzuar sot dorëheqjen e tij, unë e kam pranuar dorëhqjen e tij me keqardhje”, tha Kurti.

Kurse, Nenad Rashiq tha se i vjen keq që ka ardhur situata deri këtu, duke shtuar se është i pafajshëm.

Prokuroria Speciale e Kosovës javën e kaluar ngriti aktakuzë ndaj 4 ish-ministrave të qeverisë Thaçi 2 për faljen e katër hidrocentraleve gjatë privatizimit të distribucionit të KEK-ut.

Njëri nga të akuzuarit është edhe Nenad Rashiq.

Më Shumë

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, para pak çastesh ka mbërritur në Stamboll, pasi ka kompletuar rikthimin e tij në ekipin Fenerbahçe. Gjatë ditës,...

Nuk zgjedhet deputet, Hasani: Mirënjohje e përjetshme për 17.617 votat e besimit

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, ambasadori dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit...

Lajmet e Fundit